LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Lloji britanik i virusit është dominues, është herët t’i heqim maskat

Filipçe: Lloji britanik i virusit është dominues, është herët t’i heqim maskat
Foto: Kanal 5

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se lloji i virusit britanik vazhdon të jetë dominues dhe më shpejtë i përhapur tek qytetarët.

Ai shtoi se lloji afrikan dhe ai brazilian nuk mund të dominojnë mbi atë britanik.

“Lloji britanik i virusit në vendin tonë është më dominues. Ndërsa lloji afrikan është i pranishëm për shkak të një qytetari tonë i cili është i infektuar me sojin afrikan, ndërsa ka qenë shofer dhe ka udhëtuar në vendet perëndimore. Nga të gjitha analizat dhe njohuritë, shihet se as lloji afrikan dhe ai brazilian nuk mund të dominojnë mbi atë britanik.


I pyetur nëse qytetarët që janë vaksinuar do të duhet të mbajnë masa, Filipçe tha se ende është herët që qytetarët t’i heqin maskat edhe nëse të njëjtit kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës anticovid.

“Tani për tani jo. Në mbledhjen që do ta mbahet të hënën do të bisedojmë për gjendjen në shtetet tjera dhe do të shohim situatën se si është tek ne. Realisht ne shohim se shumë qytetarët tanë nëpër parqe nuk mbajnë maskë. Mendoj se është herët që t’i heqim maskat. Javën e ardhshme do të flasim për këtë çështje”, tha Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Shala: Arrestimi i Liridon Rexhepit në Turqi, një trillim për prishjen e raporteve të Kosovës me Izraelin

Drejtësi
Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Siguri
Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Siguri
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Gjuajta me armë në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori