LAJMI I FUNDIT:

Daily Mail publikon pamjet: Momenti kur raketa kineze “u shpërbë dhe ra në Oqeanin Indian”

Daily Mail publikon pamjet: Momenti kur raketa kineze “u shpërbë dhe ra në Oqeanin Indian”

Raketa e Kinës ka hyrë përsëri në atmosferën e Tokës mbi Oqeanin Indian, në veri të Maldiveve, gjë që tanimë është konfirmuar edhe nga zyrtarët amerikanë.

Dhe sipas Daily Mail që ka publikuar pamjet, raketa u shpërbë gjatë hyrjes, e cila ndodhi në orët e vona të së shtunës dhe ra në Oqean, sipas Skuadronës 18 të Kontrollit Hapësinor të Forcës Hapësinore, përcjell Telegrafi.

“The Long March 5B” – që përfshin një pjesë thelbësore dhe katër nxitës – u ngrit nga ishulli Hainan i Kinës në 29 prill me modulin Tianhe pa pilot, i cili përmban ato që do të bëhen banesa në një stacion të përhershëm hapësinor kinez.


Por kjo nuk do të jetë e fundit pasi raketa është vendosur të ndiqet nga 10 misione të tjera për të përfunduar stacionin.

Ndryshe, autoritetet amerikane dhe evropiane kishin monitoruar raketën, e cila po udhëtonte me një shpejtësi prej rreth 13.7 km/sekondë.

Një ndryshim prej vetëm një minutë në kohën e ri-hyrjes përkthehet në qindra kilometra diferencë në tokë dhe parashikimet e mëparshme kishin dhënë si vende të mundshme të rënies që nga Deti Mesdhe deri në Oqeanin Paqësor.

Megjithatë, sipas ekspertëve, me pjesën më të madhe të sipërfaqes së Tokës të mbuluar nga uji, shanset që ajo të ulej në një zonë të populluar ishin të ulëta, dhe gjasat e lëndimeve edhe më të ulëta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori