LAJMI I FUNDIT:

​Klosi: Këtë vit presim të zhvillojmë një turizëm free corona

​Klosi: Këtë vit presim të zhvillojmë një turizëm free corona

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nisi sot pastrimin e plazheve në bregdetin shqiptar në prag të hapjes së sezonit turistik.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ishte në Shëngjin sot ku tha se këtë vit presim të zhvillojmë një turizëm corona free.


Klosi u shprehu besimin se do ja dalim që të jemi vendi i parë që do të përfundoj vaksinimin e sektorit turistik.

Ai u bëri thirrje bashkive, shkollave dhe shoqërisë civile që të zhvillojnë aksione pastrimi në zonat e tyre turistike.

“Fillimi i sezonit turistik pa dyshim do të duhet të na gjej të gjithëve në një aksion sensibilizimi për të pasur një Lezhë të pastër, për të pasur një bregdet të pastër, për të pasur aftësinë që të aktivizojmë gjithë forcat tona vullnetare për të pastruar Shqipërinë”, tha Klosi.

Sipas tij, është shumë e nevojshme që të kemi një një rikthim të gjithë aksioneve tona të pastrimit pasi Shqipëria do të duhet të vazhdojë jetën e saj normale.

“Sezoni i ri turistik besoj do të shënoj një arritje shumë të madhe për ekonominë shqiptare prandaj na duhet të përgatitemi fort dhe për këtë së bashku me kryetarët e bashkive e Prefektët do të ndërmarrim të gjithë aktivizimin e nevojshëm për të sistemuar të gjithë zonën e plazhit dhe së bashku me operatorët turistik te promovojmë një turizëm turistik free corona”, u shpreh Klosi.

“Besoj që do ja dalim që të jemi vendi i parë në rajon për vaksinim te të gjithë sistemit të operatoreve turistik duke pasur mundësinë që me fillimin e qershorit e pastaj me muajt më intensiv të turizmit të kemi një turizëm të kontrolluar dhe shumë të mbrojtur nga pikëpamja e coronavirusit”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori