LAJMI I FUNDIT:

Lykan HyperSport që i shpëtoi shkatërimit në filmin “Furious 7” do të dalë në ankand

Lykan HyperSport që i shpëtoi shkatërimit në filmin “Furious 7” do të dalë në ankand

Një vazhdim i ri i sagës, “Fast and Furious” do të shfaqet në kinema këtë verë dhe një veturë e veçantë nga pjesa e shtatë do të shitet në ankand.

Filmi i ri do të shfaqë një numër veturash të shkëlqyera, një traditë që nga pjesa e parë e vitit 2001. Vetura që tërhoqi vëmendjen në filmin 2015, “Furious 7” ishte ekzotike W Motors Lykan HyperSport.

Për nevojat e filmit, kompania prodhoi 10 kopje të super veturës, nëntë prej tyre u shkatërruan gjatë xhirimit dhe vetëm një “mbijetoi”. Pikërisht kjo kopje do të shitet në ankand më 11 maj.


Kur u shfaq, Lykan HyperSport ishte zyrtarisht vetura e tretë më e shtrenjtë e prodhimit me një çmim prej 3.4 milionë dollarësh, dhe vetëm shtatë njësi u prodhuan. Interesante, W Motors prodhoi më shumë vetura për xhirime sesa për klientët.

Super vetura është mundësuar nga një motor 3.7 litërsh binjak turbo me 6 cilindra i zhvilluar nga RuF, i cili jep 780 kuaj/fuqi dhe 960 Nm çift rrotullues. Fuqia e motorit transmetohet në rrotat e pasme. /Telegrafi/