LAJMI I FUNDIT:

Vajza e shurdhër zbuloi se si zgjohet herët në mëngjes me një “alarm të veçantë”

Vajza e shurdhër zbuloi se si zgjohet herët në mëngjes me një “alarm të veçantë”

Vajza e shurdhër Blakelyn Larkin zbuloi në profilin e saj në TikTok mënyrën se si ngrihet herët, dhe videoja u bë hit.

Në video, Blakelyn tregon një orë me zile që mund të vendoset me metodën e zakonshme, por në këtë rast ora me zile është e bashkangjitur në një pllakë vibruese.

Ajo vendoset pranë shtratit dhe në vend që të luajë një melodi, ajo vibron.


Ajo gjithashtu ka një dritë që aktivizohet për të ndriçuar dhomën, transmeton Telegrafi.

@blakelynleighHow I wake up everyday!??? #hoh #deafalarm♬ original sound – BlakelynLarkin

Përdorues të shumtë pranuan se ishin të befasuar nga kjo mënyrë që njerëzit e shurdhër ngriheshin dhe shumë e lavdëruan Blakelyn për shqiptimin dhe prezantimin e saj.

“Unë nuk e dija këtë. Shumë interesante”, shkroi një komentues. /Telegrafi/