LAJMI I FUNDIT:

Pamjet nga spitali ku ndodhi “mrekullia”. Mjekët kishin pritur që ajo të lindte shtatë, por befasohen pasi e fusin në sallë – gruaja nga Mali mund të thyej rekord

Pamjet nga spitali ku ndodhi “mrekullia”. Mjekët kishin pritur që ajo të lindte shtatë, por befasohen pasi e fusin në sallë – gruaja nga Mali mund të thyej rekord

Pamje të pabesueshme nga brenda një njësie lindjeje në Marok kanë kapur momentin e lindjeve mahnitëse të nëntë foshnjave nga një nënë e vetme – ndërsa të “sapolindurit e parakohshëm” mundin shanset për të mbijetuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mjekët zbuluan se si ata ndihmuan në lindjen e pesë vajzave dhe katër djemve të martën dhe kanë konfirmuar që të nëntë të sapolindurit dhe nëna e tyre Halima Cisse, nga Timbuktu në Mali, aktualisht janë ‘mirë’.


Zonja Cisse, 25, kishte pritur të lindte shtatë foshnje pas skanimeve me ultrazë në Mali dhe Marok, por mjekët u tronditën kur gjetën edhe dy të tjerë kur bënë prerjen cezariane.

Pritet që nëna, burri i së cilës kishte mbetur në Mali, do të kthehet në shtëpi pas disa javësh, me ministren e shëndetësisë Fanta Siby sot që konfirmon se ajo po bën ‘mirë’ pas gjakderdhjes së rëndë dhe një transfuzioni gjaku.

Siç bëhet e ditur, nëna kishte kaluar dy javë në spital në kryeqytetin malian të Bamako para se të shkonte me aeroplan në Marok në mars për kujdes special.

Ajo lindi para kohe në 30 javë të shtatzënisë së saj.

Rasti i zonjës Cisse është rasti i tretë i regjistruar ndonjëherë i fenomenit jashtëzakonisht të rrallë, me nënat e mëparshme në Australi dhe Malajzi duke humbur me trishtim foshnjat e tyre jo shumë kohë pas lindjes.

Dhe nëse të nëntë foshnjat mbijetojnë – siç shpresohet edhe më tej – lindja do të thyejë rekordin aktual botëror të vendosur nga ‘Octomum’ Nadya Suleman në vitin 2009, e cila lindi tetë foshnje që mbijetuan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori