LAJMI I FUNDIT:

Shefi i diplomacisë kroate sot në Kosovë

Shefi i diplomacisë kroate sot në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë takime bilaterale me krerët shtetëror të vendit tonë.

Sipas mediave kroate, shefi i diplomacisë kroate gjatë qëndrimit në Prishtinë do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.


Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, temat e diskutimit gjatë takimeve do të jenë mbështetja e Kroacisë për Kosovën në rrugën evropiane, ndihma konkrete e Kroacisë përmes projekteve të binjakëzimit, stabiliteti dhe siguria e rajonit, rritja e kontingjentit kroat në KFOR, mbrojtja e diasporës më të vjetër kroate në Kosovë (Janjevë dhe Letnicë) dhe dialogu Kosovë- Serbi, transmeton Telegrafi.

Ministri Grliq Radman do të vizitojë gjithashtu përfaqësuesit e pakicës kroate në Janjevë dhe anëtarët e kontingjentit kroat të KFOR.

Pas Kosovës, ministri i jashtëm kroat do të udhëtojë në Malin e Zi. Vizita e tij në Kosovë dhe Malin e Zi vjen para një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian më 10 maj, ku një nga pikat në rendin e ditës do të jetë Ballkani Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori