LAJMI I FUNDIT:

Nuk keni parë një aksident të rëndë për një kohë të gjatë, fatmirësisht shoferi mbijetoi në këtë aksident të tmerrshëm në Nevada

Nuk keni parë një aksident të rëndë për një kohë të gjatë, fatmirësisht shoferi mbijetoi në këtë aksident të tmerrshëm në Nevada

Kamerat e vendosura nëpër automjetet që lëvizin në autostrada shpesh mund të jenë argëtuese, por ndonjëherë kapin edhe skena të frikshme me viktima.

Ju do të mendoni shumë për këtë rast, dhe madje disa do të kenë ndjenjën e fajit kur e shikojnë atë. Lajmi i mirë është se shoferi mbijetoi.


Më poshtë mund të shihni pamjet nga kabina e një kamioni që udhëton me një shpejtësi prej rreth 100 km / orë në një rrugë me dy kalime me dy korsi të ndara nga një pengesë fizike, transmeton Telegrafi.

Pasi rruga në këtë autostradë në Nevada ngushtohet në një korsi, dhe pastaj më poshtë rruga fillon të marr një kthesë në të djathtë, shoferi i kamionit fillon të ndërrojë shiritin, por pasi pa në pasqyrë dhe pa që pas tij po vinte një veturë Nissan me shpejtësi të madhe, ai tentoi prapë të kthehej aty ku ishte më herët, por tashmë ishte vonë.

Nissan 350Z rrëshqet anash deri në shenjën e trafikut në të djathtë, pastaj godet një barrierë toke dhe zhduket në pluhur.

Por ai nuk ndalet këtu, por në një moment kthehet në rrugë me disa rrokullisje. Kamioni ndalet, dhe për fat të keq edhe video.

Pak më vonë, në Facebook u shfaq një postim i shoferit dhe pronarit të Nissan që informonte atë dhe bashkë-shoferin se ishin mirë.

“Jo sot, ‘satan’, jo sot. Do të duhet të presësh ende për të më kapur. Unë u rrotullova 3-4 herë. Sapo u lëshova nga spitali. Rrezet X janë të qarta. Vetëm një plagë e vogël”, shkruajti shoferi. /Telegrafi/