LAJMI I FUNDIT:

Koncepti i ri i Honda N7X

Koncepti i ri i Honda N7X

Ajo ka arritur.

Siç është njoftuar, Honda sot mbajti premierën digjitale të veturës së saj të re në Indonezi të quajtur N7X (“N ew 7 -Seater e X citement”), shkruan Autoblog.


Konkretisht, Honda N7X është zyrtarisht ende një automjet koncept, por mediat tashmë po thonë se modeli i prodhimit do të mbërrijë për disa muaj dhe nuk do të ndryshojë shumë nga ky, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë gjithashtu se seria N7X do të zëvendësojë crossover-in aktual BR-V të shitur në Azi.

Në çdo rast, N7X ka linja të njohura Honda, si dhe tre rreshta vendesh.

Prodhimi Honda N7X pritet të vijë me një motor me 1.5 litra benzinë, së bashku me një transmision automatik me 6 shpejtësi. /Telegrafi/