LAJMI I FUNDIT:

Pastruesja tërhiqet nga puna dhe lë një ‘shënim të fuqishëm’ rreth shefit ‘të tmerrshëm’, ditën e fundit

Pastruesja tërhiqet nga puna dhe lë një ‘shënim të fuqishëm’ rreth shefit ‘të tmerrshëm’, ditën e fundit

Disa njerëz kanë marrëdhënie të mrekullueshme me shefat e tyre, të tjerët nuk janë aq “adhurues të mëdhenj” të tyre dhe disa madje edhe e shohin veten të frikësuar kur hyjnë në zyrë.

Por ndërsa ne kemi nevojë për punët tona për pagë, një numër të punonjësve shpesh u duhet ta tejkalojnë “krizën” dhe të vazhdojnë punën e tyre.

Por jo edhe një grua, e cila ka kaluar 35 vitet e fundit duke punuar si pastruese për banka të ndryshme, nuk shkoi shumë mirë me një menaxhere në një degë të HSBC, përcjell Telegrafi.


Pastruesja, e cila do të preferonte të mbetej anonime, sapo është tërhequr nga puna e saj dhe ditën e saj të fundit vendosi që më në fund “të qëndronte përballë menaxherit të tmerrshëm” dhe të linte pas një shënim, duke e inkurajuar atë që të trajtojë njerëzit me më shumë respekt nga tani e tutje.

Dhe një fotografi që tregon shënimin e saj është shpërndarë që atëherë në rrjetet sociale, ku është bërë virale.

Aty shkruan: “Përshëndetje zonja, nesër do të jetë pastrimi im i fundit për HSBC. Unë kam bërë gati një kovë me materiale pastrimi për pastruesin tjetër kushdo që të jetë”.

“Unë e kam lënë punën [emrin e menaxherit] pas mënyrës se si më qortuat, nuk ishte asgjë më shumë se agresive dhe mizore, por kjo është një reflektim mbi karakterin tuaj, jo timin”.

Më tej ajo ka vazhduar: “Kështu që, ju lutem të gjithëve mbajeni mend: Në një botë kur mund të jesh gjithçka, bëhuni i sjellshëm. Sepse të gjithë nuk jeni më të mirë se pastruesi”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Çfarë është 'Bubatz'? Bëhet viral reagimi i kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Interesante
25 fakte tejet interesante, që ndoshta nuk i dinit rreth Bashkimit Sovjetik

25 fakte tejet interesante, që ndoshta nuk i dinit rreth Bashkimit Sovjetik

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Iluzioni optik që po huton njerëzit - a mund ta shihni foton edhe bardh e zi edhe me ngjyra?

Interesante

"Zjarret në Kaliforni janë një thirrje zgjimi", psikiku brazilian lëshon paralajmërimet e tij për vitin 2025

Kalo në kategori