Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) vlerëson se Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve këtë vit e gjen Kosovën me papunësi të rritur, duke qenë se shumë punëtorë kishin humbur vendet e punës si pasojë e mbylljes së ekonomisë për shkak të pandemisë, COVID 19.
Sipas një njoftimi për media thuhet se përderisa deri më sot, nuk ka shifra të sakta mbi numrin e punëtorëve që humbën vendet e punës, numri i punëkërkuesve të rinj të regjistruar vetëm në prillin e vitit të kaluar ishte mbi 32,000 mijë.
“Pakot fiskale të Qeverisë të cilat u dizajnuan për të adresuar nevojat e pandemisë nuk dhanë rezultatet e parashikuara. Në fakt, përpos pakos së parë emergjente mars-maj 2020, pakot tjera të nxjerra nga Qeveria nuk e kishin në fokus ndihmën, edhe ashtu shumë modeste për punëtorët e sektorit privat. Sipas Administratës tatimore të Kosovës (ATK), deri më 17 korrik 2020, numri i punëtorëve të sektorit privat të cilët përfituan dy paga nga 170 euro, ishte 196,049 punëtorë. Në anën tjetër punëtorët e institucioneve publike, mjekët, policët, arsimtarët e infermierët u ndihmuan me shtesë në paga”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim, që nga fillimi i pandemisë, KDI, përmes programit për ofrimin e ndihmës juridike falas ka vazhduar të pranojë ankesa të shumta nga qytetarët të cilëve u ishin shkelur të drejtat e tyre të punës nga punëdhënësit e tyre, qoftë institucionet publike apo kompanitë private.
“Si një vend me mundësi të kufizuara buxhetore, institucionet e Kosovës vazhdojnë të mos e kenë prioritet dinjitetin e punëtorëve dhe zbatimin e të drejtave të tyre. Largimi nga puna si pasojë e pandemisë, pasuar nga puna me orar të zgjatur janë shqetësimet kryesore të raportuara gjatë pandemisë. Punëtorë kryesisht të ndërmarrjeve që merren me sigurimin fizik të objekteve qeveritare apo edhe private, kanë raportuar në vazhdimësi që zakonisht orari i tyre është jashtë kërkesave të ligjit të punës, apo 40 orëshit në javë. Kundërshtimi i orarit të zgjatur për këtë kategori të punëtorëve nënkupton edhe largim automatik nga puna”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas KDI, shumë punëtorë në sektorin privat vazhdojnë të privohen nga mos pagesa e kontributeve pensionale nga punëdhënësit apo kompanitë e tyre, përkundër që ato janë të regjistruara dhe përkundër faktit se ato në pagat neto të punëtorëve ndalin shumën që duhet të paguhet për kontributin pensional.
“Po kjo kategori e punëtorëve nuk kanë asnjë siguri, në kuptimin e vazhdimësisë së punës, pasi që në mungesë të kontratës së punës, punëdhënësi mund t’i largojë në çdo kohë”.
Ndërsa, në institucione publike sipas KDI-së vërehen probleme të natyrave tjera.
“”Raportimet më të shpeshta ndërlidhen me parregullsi dhe shkelje të të drejtave në proceset e aplikimeve për punë, pra në konkurse publike. Inspektorati i punës, që është edhe përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të punës, vazhdon të operojë me vetëm 40 inspektorë të punës, numër ky jashtë çdo standardi që mundëson mbikëqyrje efektive të të drejtave të punëtorëve”, bëhet e ditur në këtë njoftim.
Ndonëse rritja e numrit të inspektorëve ishte premtuar nga të gjitha qeveritë, siç thonë nga KDI deri tani kjo nuk ka ndodhur.
“KDI beson se rritja e numrit të inspektorëve të punës do të ndikonte në rritjen e respektimit të të drejtave të punëtorëve, ulje të informalitetit dhe përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët. KDI përmes programit për ndihmë juridike falas, inkurajon të gjithë punëtorët e Kosovës të raportojnë shkeljet në vendin e punës tek numri pa pagesë 0800 77777 ose përmes linkut ëëë.raporto.kdi-kosova.org. Të drejtat e punëtorëve nuk do të mbeten “vetëm në letër”, vetëm nëse qytetarët vazhdojnë të ekspozojnë dhe raportojnë shkeljet në vendin e punës”, thuhet ndër të tjera në njoftim e KDI-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025