Autoritetet maqedonase kanë iniciuar ndryshimet në Kodin Penal, ku pritet që sulmi ndaj gazetarëve të trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar. Në gjë e tillë më pas parasheh edhe dënime me burg dhe ky ndryshim thuhet se do të rrisë sigurinë e gazetarëve dhe informimin profesional.
Kryetari i Shoqatës së gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, Mlladen Çadikovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se përmes ndryshimeve në Kodin Penal, ku sulmi ndaj gazetarëve do të klasifikohet si sulm ndaj personit zyrtar, do të kontribuojë edhe në rritjen e lirisë së shprehjes.
Çadikovski thotë se sulmet fizike ndaj gazetarëve me shumë vështirësi kanë arritur deri në një epilog gjyqësor dhe kjo situatë, sipas tij, tregon se sa të nevojshme kanë qenë këto ndryshime të Kodit Penal.
“Vitin e kaluar, nga 16 raste të parashtruara në gjykata, vetëm një rast ishte zgjidhur, përkatësisht ka marrë epilog gjyqësor. Kjo i inkurajon personat e tjerë që të kërcënojnë gazetarët sepse e dinë se nuk ndëshkohen”, thotë Çadikovski.
Ndërkaq, gazetari Nazim Rashidi thotë për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet ligjore janë të mirëseardhura, por ai thotë se më e rëndësishme është çështja se si shoqëria trajton gazetarët.
“Gazetarët janë ata të cilët i informojnë qytetarët dhe janë në mbrojtje të qytetarëve dhe për më tepër, sulmet ndaj gazetarëve duhet të shihen si sulme që u bëhen qytetarëve ose lirisë së shprehjes. Mendoj se në të ardhmen, më tepër kujdes duhet t’i jepet edukimit të shoqërisë se çka paraqet gazetaria profesionale dhe pse duhet që të mbrohen gazetarët. Gazetarët kur informojnë duhet të kuptohet se nuk kanë faj për zhvillimet e këqija që ndodhin në shoqëri, nuk kanë faj kur denoncojnë zyrtarët e lartë që kanë bërë shkelje ligjore, por ata mbrojnë qytetarët dhe interesin publik. Në qoftë se ligji e mbron këtë parim, sigurisht se ky ligj do të jetë i rëndësishëm, por për mua më e rëndësishme është që qytetarët ta kuptojnë vlerën e informimit profesional”, thotë Rashidi.
Nga dikasteri i drejtësisë bëjnë të ditur se këto ndryshime në Kodin Penal, pritet të dërgohen për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në gjysmë e dytë të muajit maj.
Punonjësit e mediave po ashtu theksojnë se është shumë e nevojshme të investohet në edukimin e gjykatësve dhe prokurorëve sa i përket rëndësisë së punës së gazetarëve./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Atentatet mafioze të pazbardhura në Shqipëri, 6 krime vetëm në janar
Durrës, 381 banesa të përmbytura, banorët në ankth për dëmet dhe për përsëritjen e situatës
Filipçe: Nga koalicioni me BDI-në morëm leksion shumë serioz, nuk ishte bashkëpunim parimor
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos