OJQ-të në Maqedoni thonë se ka mungesë të transparencës në ndërtimin e autostradave
Qeveria ka një nivel të ulët transparence, kur lidh kontrata për ndërtimin e seksioneve të autostradave 8 dhe 10, thonë nga OJQ-të. Organizatat civile apelojnë që pushteti të dalë nga koncepti i negociatave të drejtpërdrejta, dhe të fillojnë kryerjen e procedurave në mënyrë transparente dhe publike.
Organizatat joqeveritare theksojnë posaçërisht memorandumin e fundit të nënshkruar të bashkëpunimit me kompaninë “Behtel dhe Enka”, për të cilin, siç thonë ata, publiku nuk ka informacion të mjaftueshëm për të gjetur arsyetimin, pse Qeveria vendosi të marrë një hap të tillë.
“Një nga argumentet kryesore të paraqitura para publikut, nga përfaqësuesit e qeverisë në mbrojtje të konceptit të aplikimit të një zgjidhjeje të veçantë ligjore, dhe lidhje e marrëveshjeve të drejtpërdrejta, për ndërtimin e pjesëve të autostradës, ishin pasojat negative të ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër. Por, ne theksojmë se pikërisht ajo marrëveshje është lidhur pa zbatuar Ligjin për Prokurimin Publik, dhe me miratimin e një ligji të veçantë”, thonë nga Platforma e organizatave civile për luftën kundër korrupsionit.
Qëndrimi i fundit i Ministrit të Transportit Blagoj Boçvarski, është se memorandumi i lidhur është në dispozicion të publikut, dhe se do të përfshihen në ndërtim ekipe të ekspertëve dhe kompani ndërkombëtare.
“Kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve të ndërtojmë, të ndërtojnë pjesë serioze rrugore dhe rrjete transporti, që do të jenë të pranueshme nga qytetarët dhe shteti.” Përndryshe, unë nuk e pranoj atë se memorandumi nuk ishte në shqyrtim dhe se askush nuk ka mundur ta marrë atë, në fakt kushdo që e kërkon mund ta marrë atë”, tha Blagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Para më pak se një muaj, qeveria nënshkroi memorandum mirëkuptimi me konsorciumin turko-amerikan “Behtel-Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10, pa shpallur tender. Sipas marrëveshjes fillestare, kompania ofroi të bënte një studim të fizibilitetit, projeksion financiar dhe realizim të ndërtimit të autostradave në pjesën Tetovë – Gostivar – Kërçovë, Strugë – Qafëthanë, por edhe nga Prilepi në Manastir. Pasi kompania amerikane Behtel-Enka, do ta përgatisë studimin e fizibilitetit, ndërtimin financiar të projekteve dhe të marrë dritën jeshile nga Qeveria, hapi tjetër do të jetë deputetët të miratojnë një ligj, nëse ajo kompani do ti ndërtojë rrugët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë