Komuna e Kamenicës dhe kompania “IAC-KOS” kanë nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e projektit “Parku teknologjik bujqësor i Kosovës”, përmes të cilës marrëveshje parashihet ndërtimi i serrës bujqësore të tipit hidroponik.
Vlera e investimit kap shifrën e 6 milionë eurove dhe parashihet punësimi i 80 punëtorëve, që përfshin gratë, burrat, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara me një pagë mesatare prej 600 euro.
Realizimi i këtij projekti mori edhe miratimin nga Kuvendi Komunal i Komunës së Kamenicës, ku u miratua dhënia në shfrytëzim e pronës së paluajtshme prej 8 hektarëve për 25 vite.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se ky investim është një prej investimeve më të mëdha që bëhen në këtë komunë që nga paslufta.
“Një investim në Komunën e Kamenicës, një investim prej rreth 6 milionë euro, i cili do të jetë një prej investimeve më të mëdha që ka ndodhur paslufte dhe një prej vendeve ku do të punësohen punëtorë me kushte më të mira. Marrëveshja është që investimi të jetë 26 milionë euro për 25 vite, gjithashtu parashihet që minimum të ketë 80 punëtorë. Kjo është sipërfaqja, jemi më fat që fillojmë një gjë të tillë dhe patëm dëshirë edhe të vijmë në terren për t’ju uruar prej këtu vendin që tashmë me procedura prej komunës për investitorët është kryer”, tha ai.
Kastrati tha se Kamenica është komuna e parë ku do të implementohet ky projekt, derisa tha se në këtë komunë do të jenë dy serra.
“Në nivel të Kamenicës, nëse nuk gaboj, është një ose dy, po ne jemi komuna e parë që kemi arritur ta bëjmë marrëveshjen që si Komunë të ndihmojmë investitorin. Synimi i investitorëve është që në Kosovë të jenë 55 gjithsej”, tha Kastrati.
Ndërkaq, Selim Erdem, përfaqësues i kompanisë “IAC-KOS” dha detaje për ndërtimin e serrave hidroponike që po planifikojnë të ndërtojnë në Kosovë.
Ai tha se planifikojnë të ndërtojnë 55 të tilla në të gjithë vendin, e që tha se serra hidroponike është një teknikë bujqësore e bazuar në substrate për rritjen e bimëve pa tokë, duke përdorur tretësira minerale ushqyese në një tretës uji.
Erdem u shpreh se në këto serra mund të prodhohen lloje të shumta të bimëve, e kjo tha se bëhet gjatë 12 muajve të vitit. Të gjitha bimët që do të kultivohen në këto serra ai tha se do të jenë pa pesticide.
“Ne duhet të jemi optimistë, sigurisht gjithçka fillon me një ëndërr dhe ne kemi punuar për ëndrrat tona në dy vitet e fundit, për pjesën e financimit të projektit, nuk ishte aspak e lehtë, dhe modeli i ri i financimit është pikërisht ajo që na duhet për Kosovën. Asnjë bankë, vetëm investitorë për një periudhë të shkurtër, derisa t’i kthejmë paratë, dhe ne do t’i kthejmë paratë, sepse duhet të punojmë së bashku. Përfitimi tjetër nuk është vetëm kjo serrë, por të gjithë fermerët vendas do të mësojnë me ne së bashku, si të prodhojnë produkte për tregjet ndërkombëtare e jo vetëm për tregjet lokale, kjo është ajo që ne duam të bëjmë këtu”, tha ai.
Ai bëri të ditur se në këto serra do të përdoret energjia e erës. Këtij projekti i kanë dhënë mbështetje të gjithë asamblistët e Kuvendit Komunal të Kamenicës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City