LAJMI I FUNDIT:

Serbia nuk ka plan paqeje për shqiptarët

Serbia nuk ka plan paqeje për shqiptarët
Ilustrim

Çdo vështrim, studim apo opinion për kolonizimin serb të Kosovës, zakonisht fillon me shënimet që kanë lënë dëshmi ushtarët serbë, pjesëmarrës të pushtimit të Kosovës në vitin 1912. Në studimet njihen konkretisht planet e njëpasnjëshme serbe për ndryshimin e strukturës etnike të territorit të Kosovës. Ka autorë shqiptarë që kanë shkruar me shembuj konkret për kolonizimin, por Serbia ata zakonisht i ka eliminuar nga skena. Por, ka edhe autorë serbë që me fakte kanë dëshmuar shumë detaje të tilla, siç është libri i i Millovan Obradoviqit.

Në Serbi përherë ka pasë njerëz që merreshin seriozisht me problemin e marrëdhënieve serbo-shqiptare, por pushteti i Beogradit asnjërit prej tyre nuk ia dha hapësirën e duhur. Fill pas viteve 1912-13, Kosta Novakoviqi është dënuar me internim në Sibir të Rusisë dhe nuk është kthyer më kurrë. Më vonë, Bogdan Bogadoviqi, arkitekt dhe ish-politikan e kryebashkiak i Beogradit, vdes si azilant në Austri. Në ekzil vdes edhe historiani Millan Gjuriq.

Pastaj… ligjëruesen e Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Snezhana Duliq, e cila e ka mbrojtur doktoratën për përdhunimet e femrave nga forcat serbe në Bosnje, me shembuj e emra konkret, e kanë përjashtuar nga puna gjashtë vjet para pensionimit. Iniciatori i Antimemorandumit, akademiku Mirko Simiq, është detyruar të ikën në Angli. Politikani Çeda Jovnoviq është zhvendosur nga Beogradi për të jetuar në Sarajevë. Se pse ka folur konkretisht për Kosovën, tash në fokus të linçimit publik është kryetari i Akademisë serbe, Vladimir Kostiq.


Po ashtu… për shkak të shkrimeve të tija për dhunën serbe mbi shqiptarë, e kanë larguar nga redaksia e Wikipedias serbe doktorin e shkencave politike, Jovan Pavlica, Është përjashtuar nga puna Svetisllav Basara për kolumnet që shkruante në gazetën “Danas”. Është rrahur e dhunuar në rrugë gazetari e kolumnisti i njohur Teofil Pançiq. Është mbyllur gazeta elektronike “E-novine” për shkak të shkrimeve për dhunën serbe mbi shqiptarë, ndërsa redaktori Petar Llukoviq është dënuar me burg e me të holla…

Pas dënimit për krime lufte të disa udhëheqësve të lartë serbë, nga Tribunali i Hagës, Serbia vazhdon të njëjtën politikë të tyre dhe ajo është në luftë me të gjitha vendet që dolën nga shpërbërja e ish- Jugosllavisë. Vetëm prezenca e trupave të NATO-s po e pengon vazhdimin e gjakderdhjes.

Faktikisht, deri sot, politika serbe nuk ka pasë e as nuk ka edhe një fjali të shkruar për interesat shqiptare dhe kurrë nuk ka shfaqur interesim për marrëveshje me ta. Serbia as sot nuk ka plan për paqe me shqiptarët. Çdo dokument zyrtar qeveritar serb flet vetëm për kolonizimin e Kosovës dhe zhdukjen e shqiptarëve – me të gjitha metodat e mundshme të dhunës, deri në gjenocid.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti

Magazina
Kalo në kategori