LAJMI I FUNDIT:

Soprano Elbenita Kajtazi përfaqëson Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”

Soprano Elbenita Kajtazi përfaqëson Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”
Foto: Elbenita Kajtazi/Instagram

Sopranoja shqiptare, Elbenita Kajtazi, vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se do ta përfaqësojë Kosovën në “BBC Cardiff Singer of the World”.


Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebook:

“Miq të dashur, më në fund mund të shpërndaj lajmin e mrekullueshëm që mezi kam pritur ta ndaj me të gjithë ju. Për herë të parë në histori të konkursit BBC Cardiff Singer of the World
do reprezentoj Kosovën time të dashtun! Uroj të dal faqebardhë!”, ka shkruar Kajtazi.

“BBC Cardiff Singer of the World” do të zhvillohet midis dative 12 dhe 19 qershor në Cardiff. Këngëtarët do të shoqërohen nga Orkestra Kombëtare BBC e Uellsit dhe Orkestra e Operës Kombëtare të Uellsit, me dirigjentë Andrew Litton dhe Michael Christie.

Konkurrentët e këtij viti vijnë nga 15 shtete, përfshirë Madagaskarin dhe Republikën e Kosovës – asnjëra prej të cilave nuk ka marrë pjesë në konkurs më parë. Finalistët janë të moshave 26 në 32 vjeç. /Telegrafi/

Foto: Elbenita Kajtazi/Facebook