Derisa ndikimi në ekonomi vlerësohet si një ndër ndikimet kryesore të krizës pandemike, raportet e fundit vlerësojnë se pandemia ka ndikuar pozitivisht në rritjen e tregut të shërbimeve të kontraktuara nga jashtë (outsourcing).
Atëherë kur shumë vende pune janë rrezikuar nga kriza pandemike, duket se të punësuarit në kompanitë e ndryshme që kontraktohen nga jashtë për të ofruar shërbime, vendin e punës e kanë të sigurtë.
E numri i të punësuarve në këtë sektor në Kosovë është i lartë, ndërsa pagat vlerësohen të jenë ndër më të lartat. Në këtë kontekst, tregu i kompanive që ofrojnë shërbime outsource ka tërhequr përfaqësues të shumtë të diasporës, të cilët përfitojnë pagë pothuajse të njëjtë me atë në BE, por tani në vendin e tyre dhe pranë familjarëve.
“Në fakt, atëherë kur ishim në karantinë punën po vazhdonim nga shtëpia. Punët vetëm se janë shtuar. Unë gjatë gjithë kohës kam vazhduar ofrimin e shërbimeve të përkujdesit për konsumatorë për kompani të mëdha botërore”, ka thënë Andi Hoxha i punësuar në kompaninë Speeex, ndër kompanitë e preferuara për ofrimin e shërbimeve ‘outsource’ për klientë të njohur ndërkombëtar.
Angazhimi në kompani që ofron shërbime ‘outsource’ – dream job për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
Speeex, ndërmarrja kosovare ku Andi ofron shërbime për kompani të mëdha globale, është ndër kompanitë lidere të ofrimit të shërbimeve ‘outsource’. Madje, për punën e tyre dhe cilësinë e shërbimeve kjo kompani ka pranuar një numër certifikimesh dhe çmimesh ndërkombëtare.
Përmes Speeex, Andi është i angazhuar në ofrimin e shërbimeve të përkujdesit të konsumatorëve për kompaninë Sunrise, kompania më e madhe jo-shtetërore e telekomunikimit në Zvicër që ofron shërbime të telefonisë mobile, internetit, TV-së dhe shërbime të telefonisë fikse për konsumatorë privat dhe biznese.
Përmes angazhimit në Speeex, Andi ka marrë pjesë në një numër programesh trajnimi dhe edukimi të organizuara nga vetë kompania. Këto programe kanë për qëllim të rrisin shkathtësitë e të punësuarve në këtë sektor, për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë për kompani të huaja.
“Programi i trajnimeve dhe i edukimit është ndër shtyllat kryesore të ndërmarrjes tonë. Përmes tyre ne kemi zhvilluar kapacitetet e stafit për të ofruar shërbime cilësore për kompani të mëdha të huaja’, ka thënë Fikret Murati, bashkëpronar dhe kryeshef ekzekutiv në Speeex.
Rrjedhimisht, edhe angazhimi në këtë kompani mund të vlerësohet si ‘dream job’, apo ndër punët më të mira të mundshme në treg. Mjafton të kesh aftësi të mira komunikimi dhe njohuri të gjuhëve të huaja, e veçanërisht – të gjuhës gjermane.
Kërkesa në rritje për shërbime ‘outsource’ në Evropë e gjen Kosovën të gatshme
Kërkesa për shërbime të ‘outsource’ në Kosovë është në rritje. Kompani të mëdha ndërkombëtare kanë përzgjedhur Kosovën për shërbime të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të kujdesit për konsumatorë.
“Kompania jonë ofron shërbime për shumë kompani dhe brende të mëdha botërore, duke përfshirë Sunrise, Whisbi, Yallo, HSE24, pikoTEL dhe shumë të tjera. Bashkëpunimi me të gjitha këto kompani është vlerësuar si shumë i frytshëm dhe produktiv nga vetë ata, andaj edhe kërkesa për shërbime të tilla është në rritje”, ka thënë Murati nga Speeex.
Raporte të ndryshme vlerësojnë se ndër përparësitë kryesore të Kosovës në ofrimin e shërbimeve outsource janë numri i madh i të rinjve në vend dhe aftësitë e tyre të komunikimit.
E përveç këtyre, Fikreti ka sqaruar se përvojat e mira të klientëve ndërkombëtar me kompanitë kosovare sikurse Speeex, kanë bërë që Kosova të bëhet ndër vendet më të preferuara për këto shërbime.
“Kësisoji, përmes cilësisë, tregu i shërbimeve të ‘outsource’ në Kosovë ka krijuar bazamente të fuqishme dhe për momentin është ndër të preferuarit për kompani të mëdha botërore”, ka sqaruar Fikreti nga Speeex.
Ndryshe, kontraktimi i shërbimeve ‘outsource’ është duke u bërë gjithnjë e më atraktiv për kompanitë e mëdha botërore. Për të ofruar shërbime më të mira për klientë, kompanitë e mëdha nga mbarë bota kanë vendosur që një pjesë të shërbimeve të kontraktojnë nga jashtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze