LAJMI I FUNDIT:

Sela për 27 prillin: Burgosja e Fetait u bë për të më turpëruar mua

Sela për 27 prillin: Burgosja e Fetait u bë për të më turpëruar mua

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në katërvjetorin e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit në Kuvend, e ka vizituar të dënuarin Abdulfeta Alimin, i cili njihet edhe si “shpëtimtari i Selës”.

Pas vizitës që i bëri në burg, Sela ngjarjet e 27 prillit i cilësoi si të inskenuara, me qëllim që ta turpërojnë atë.

“27 prilli kishte dozën e turpërimit tim. Edhe burgosja e Fetait u bë me qëllim që të ndihem i turpëruar. Që të bëj të ligën dhe të kërkojnë përgjegjësi te unë. Mua më vret ndërgjegjja që sot është Fetai këtu, ndërsa ata të cilët e kanë inskenuar këtë çështje, ata që ishin ministra më 27 prill, atyre duhet t’u vijë turp realisht”, tha Sela.


Ndryshe, Abdulfeta Alimi nga Gjykata Penale u dënua me shtatë vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit ia hoqi një vit, me çka Alimi tani është duke vuajtur gjashtë vjet burg./Telegrafi/