MacBooks me procesorin e ri Apple duhet të paraqiten në javët e ardhshme.
Me prezantimin e MacBooks të rinj që funksionojnë nën çipin e brendshëm M1, Apple “e ktheu botën e kompjuterëve përmbys” nëntorin e kaluar.
MacBook Pro dhe MacBook Air, që të dy funksionojnë nën Apple Silicon të ri, kanë marrë reagime kryesisht pozitive që nga ajo kohë.
Tani pasardhësi i çipit M1 është tashmë në hapat fillestar, sipas një raporti nga gazeta e biznesit Nikkei, ku thotë se prodhimi masiv i çipit M2 tashmë ka filluar, transmeton Telegrafi.
Data e fillimit është ende e paqartë
Është ende e paqartë se kur pajisjet e para do të pajisen me procesorin M2.
Sipas raportit, një dorëzim i laptopëve përkatës nga Apple është tashmë i mundshëm për në korrik të vitit 2021.
Çipat e Apple janë prodhuar nga udhëheqësi i industrisë taiwanese TSMC, i cili do të prodhojë procesorët duke përdorur teknologjinë më të fundit 5nm. Ashtu si çipat M1, procesorët M2 janë gjithashtu një sistem i plotë-në-një-çip, duke përfshirë CPU, GPU dhe procesorin AI.
Nuk ka më çipa Intel deri në fund të vitit 2022
MacBook Air, MacBook Pro, Mac Mini, si dhe iMac i ri dhe iPad Pro i ri aktualisht janë duke u pajisur me çipa M1. Pajisjet e ardhshme që do të pajisen me Apple Silicon do të jenë një MacBook Pro 14 dhe 16 inç.
Deri në fund të vitit 2022, Apple dëshiron të heqë qafe të gjithë procesorët Intel dhe të mbështetet vetëm tek procesorët e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRikthehet Winamp
Nokia nxjerr tablet?
MrBeast sërish më i paguari, lista e plotë e krijuesve që fituan në eventin e ndarjes së çmimeve Streamy 2023
Përditësimi i Google Maps sjell harta dukshëm më të mira
Fjalëkalimet që më së lehti hakohen nga dashakeqësit
Pesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'