Studimet sugjerojnë se të paktën 64 për qind e njerëzve i kalojnë deri në 4 orë çdo ditë para një ekrani.
Ashtu siç ka qenë i lidhur shikimi i televizorit me nivele të larta të mbipeshës dhe diabetit, koha shtesë e personave që qëndrojnë ulur është një lajm i keq për shëndetin tonë.
Mirëpo, si duhet t’ia bëjmë nëse duhet t’i largohemi botës virtuale dhe teknologjisë që po na rrethon neve në tërësi, transmeton Telegrafi.
- Zgjidhni aktivitetet e jashtme në vend të teknologjisë
Kur jeni në shtëpi, aplikojeni një rregull që të mos kyçeni në internet nëse jashtë moti është i ngrohtë dhe dielli shkëlqen.
Në vend të kësaj, bëjeni një shëtitje, apo dilni për një ngasje me biçikletë, ose të aplikoni një lloj tjetër aktiviteti fizik të shëndetshëm për të paktën një orë para se ta përdorni telefonin ose tabletin tuaj; dhe para se të zini vend në kompjuter.
Ky rregull do të duhej të zbatohej për të gjithë në familjen tuaj.
- Rregulloni përsëri mobiljet e dhomave në shtëpi
Dizenjoni dhomën tuaj familjare në mënyrë që televizori të mos jetë më pika qendrore e dhomës.
- Kufizoni përdorimin e medieve sociale
Rrjetet sociale e kanë transformuar përdorimin e kompjuterit dhe celularëve për njerëzit e të gjitha moshave. Pavarësisht nëse në mesin e tyre është Facebook-u, Twitteri, Instagrami apo edhe Snapchati, vendosni kufizime në sasinë e kohës që ju kaloni në mediet sociale.
Shmangni shfletimin pa nevojë dhe jepni një qëllim kohës suaj në internet: Hulumtoni pushimet, lexoni lajmet e ditës, ose gjeni përgjigjen për atë pyetje të rastësishme që ju ka shqetësuar për vite. Pastaj dilni nga aty!
- Caktoni kohën për të lexuar
Sfidojeni vetën për të lexuar të paktën 30 faqe të një libri të mirë para se të kontrolloni kompjuterin ose telefonin. Zgjidhni materialin e duhur për të lexuar dhe së shpejti do të zbuloni se keni krijuar një aktivitet të ri!
- Krijoni projekte për vetën tuaj
Është e mahnitshme se sa shumë mund të arrish kur nuk je i strukur në një ekran.
Përpiloni një listë të projekteve një-orëshe në mbrëmje. Renditni gjithçka që ju bie në mend sikurse, organizimin e dollapeve të kuzhinës, rregullimin e bojës në muret e dhomës tuaj, mprehjen e thikave, klasifikimin e materialeve tuaja të qepjes. Pasi t’i keni zgjedhur, përpiquni ta bëni njërën në secilën ditë gjatë mbrëmjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Australia dëshiron t’ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale – si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
Si mund t’ju lejojë AI ‘të flisni me hapësirën’?
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24 vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje