LAJMI I FUNDIT:

Raketa e SpaceX, astronautët u paralajmëruan për përplasje të mundshme me ‘një objekt të paidentifikuar’

Raketa e SpaceX, astronautët u paralajmëruan për përplasje të mundshme me ‘një objekt të paidentifikuar’

Katër astronautëve në bordin e anijes kozmike SpaceX Crew Dragon u ishte thënë se ata mund të ishin ndoshta në një “rrugë përplasjeje” me një objekt ‘të panjohur’ përpara se të ankorohen në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për rrugëtimin e një kapsule të ricikluar SpaceX që mbante katër astronautë dhe e cila mbërriti në stacionin hapësinor të shtunën – një ditë pas nisjes nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s.

Kapsula u ankorua në mënyrë autonome më shumë se 260 milje mbi Oqeanin Indian.


Dhe “çelësat” u hapën disa orë më vonë, duke bashkuar të gjithë 11 udhëtarët e hapësirës.

Katër astronautët kanë arritur në stacionin hapësinor – pamjet që tregojnë pritjen që iu bë nga kolegët e tyre atje
Lexo po ashtu Katër astronautët kanë arritur në stacionin hapësinor – pamjet që tregojnë pritjen që iu bë nga kolegët e tyre atje

Por katër astronautëve në kapsulën e ricikluar u tha që të përgatiteshin të përplasen në një objekt të paidentifikuar vetëm shtatë orë pas nisjes nga Qendra Hapësinore Kennedy të premten, njoftoi Futurism.

Siç vë në pah DailyMail, ekipi i NASA/SpaceX u informua për lidhjen e mundshme nga Komanda Amerikane e Hapësirës, ka thënë zëdhënësi i NASA-s, Kelly Humphries për Futurism.

Objekti që është gjurmuar klasifikohet si “i panjohur”.

Dhe sipas Humphries, nuk kishte kohë që astronautët të bënin një manovër për t’iu shmangur objektit.

Kështu SpaceX u tha astronautëve që të vishnin kostumet e tyre nën presion në rast përplasjeje.

“Mundësia e përplasjes erdhi aq afër saqë nuk kishte kohë për të llogaritur dhe ekzekutuar një manovër të shmangies, kështu që ekipi i SpaceX zgjodhi që ekuipazhi të veshë kostumet e tyre të presionit, si një masë paraprake”, tha Humphries.

Ndërkohë Komanda Hapësinore e SHBA-së ka thënë se Pentagoni i tha NASA-s për përplasjen e mundshme rreth orës 13:30 të së premtes – rreth shtatë orë pas nisjes fillestare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Amerika
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Amerika
Rusët dërgojnë

Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" ​​në betejë

Evropa
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Turqia
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Kalo në kategori