LAJMI I FUNDIT:

Katër astronautët kanë arritur në stacionin hapësinor – pamjet që tregojnë pritjen që iu bë nga kolegët e tyre atje

Katër astronautët kanë arritur në stacionin hapësinor – pamjet që tregojnë pritjen që iu bë nga kolegët e tyre atje

Një ekuipazh i ri ndërkombëtar i astronautëve, duke hipur në kapsulën Crew Dragon të SpaceX, ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Astronautët – Shane Kimbrough dhe Megan McArthur nga NASA, Akihiko Hoshide i Agjencisë Hapësinore Japoneze dhe Thomas Pesquet i Agjencisë Hapësinore Evropiane – u nisën nga Qendra Hapësinore e NASA-s Kennedy në Florida herët në mëngjes të premten.


Misioni i tyre, i quajtur Crew-2, është fluturimi i dytë i astronautëve të SpaceX për NASA, përcjell Telegrafi. Dhe astronautët nga fluturimi i parë i kompanisë, Crew-1, i prisnin ata në ISS.

Astronautët “e rinj” orbituan Tokën për gati 24 orë në anijen e tyre Crew Dragon.

Kapsula kreu një seri manovrash të automatizuara për t’u ankoruar në ISS të shtunën.

Astronautët Crew-1 bënë foto në iPhone dhe iPad e tyre para se të përqafonin astronautët Crew-2 – Shannon Walker, Victor Glover, Mike Hopkins dhe Soichi Noguchi.

Katër astronautë nga tri vende të ndryshme nisen nga Toka për në “shtëpinë e tyre të re” në hapësirë
Lexo po ashtu Katër astronautë nga tri vende të ndryshme nisen nga Toka për në “shtëpinë e tyre të re” në hapësirë

“Është shumë emocionuese të kesh Crew-2 me ne sot”, ka thënë Walker në një transmetim të drejtpërdrejtë të NASA-s të një ceremonie mirëseardhjeje. “Është dashur një punë e jashtëzakonshme nga shumë ekipe të ndryshme për të na sjellë këtu”, vazhdoi ajo.

Siç bëhet e ditur, astronautët e Crew-1 do të kthehen në Tokë që të mërkurën ndërsa astronautët e Crew-2 do të qëndrojnë në ISS për rreth gjashtë muaj, duke mirëmbajtur stacionin, duke bërë riparime dhe duke kryer kërkime shkencore. Ata do të kthehen në Tokë në vjeshtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli pritet t'i hakmerret Iranit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit ndaj Teheranit

Izraeli pritet t'i hakmerret Iranit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit ndaj Teheranit

Azia
Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Azia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit në raport me Tehranin

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - këto janë lëvizjet e fundit të Tel Avivit në raport me Tehranin

Botë
Një rreze X zbuloi një

Një rreze X zbuloi një "masë të pazakontë" në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Azia
Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Azia
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Kalo në kategori