LAJMI I FUNDIT:

Nxiten aludime se Zac Efron ka bërë ndërhyrje plastike në fytyrë

Nxiten aludime se Zac Efron ka bërë ndërhyrje plastike në fytyrë

Zac Efron ka qenë ndër personazhet më të komentuar ditëve të fundit.

Krejt kjo për shkak të një paraqitje të tij, ndërsa u nxitën thashetheme se ai ka bërë operacione plastike, shkruan Daily Mail.


33-vjeçari ndërsa po uronte Ditën e Tokës u shfaq më ndryshe se më parë, duke bërë që fansat të shpërthejnë me komente.

Nuk ka asnjë fakt që Zac i është nënshtruar ‘thikës’, por fanatiku i njohur i fitnesit, i cili ka kaluar disa transformime trupore në karrierën e tij, sigurisht bëri që fansat të flisnin.

“Unë refuzoj të besoj se ky është Zac Efron”, ishte një prej komenteve në rrjet.

Aktori sigurisht ka kaluar një transformim të madh trupor gjatë gjithë karrierës së tij, pasi i ishte dashur për një rol kryesor në filmin Baywatch. /Telegrafi/