Rrreth 6 milionë euro, në 200 hektarë tokë do të investohet në një projekt në malet e Kikës.
Sot është nënshkruar projekti “KIKA HILLS”, me Komunën e Kamenicës, i cili do të nis të implementohet në këto male, në njërën nga zonat me më së shumti potencial turistik. Për këtë projekt u tha se do të hapen shumë vende të reja të punës, e që mundësi do i ofrohet grave dhe personave me nevoja të veçanta.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se kjo marrëveshje e nënshkruar do të krijojë një potencial për komunën.
“Është komuna me shpërnguljen më të madhe të qytetarëve. Është komuna me papunësinë më të madhe, në përgjithësi ka të bëjë me vendosjen e saj si sipërfaqe gjeografike, por janë edhe procese që njerëzit kanë lëvizur. Bashkëjetesa në komunitet, ndërveprimi, solidariteti por në veçanti është natyra. Rreth 70 për qind e territorit të Kamenicës është kodrinor-malor. Dhe ka potencial për turizëm që të jetë vend atraktiv jo vetëm për Gjilanin por edhe për Kosovën. Pandemia dhe zhvillimi i mirëqenies na ka shtyrë si shoqëri me mendua sa e rëndësishme është natyra”, tha ai.
Ai u zotua se me këtë marrëveshje do të punësohen direkt 70 persona, më tej ka folur edhe për vlerën e investimit. Duke shtuar se marrëveshja është valide dhe parashikon edhe mbrojtjen e mjedisit.
“Bëhet fjalë për dikun 200 hektarë tokë, dhe është me rëndësi sipas neve që të jetë projekt i integruar… Vlera minimale është rreth 6 milionë e 693 e 974 euro. Do të ketë të punësuar direkt edhe indirekt, ne jemi marrë vesh që duhet së paku të jenë 70 të punësuar në këtë projekt. Me marrqveshje është që 30 prejt tyre të jenë gra dhe gjithashtu së paku 5 për qind persona me nevoja të veçanta”, tha ai.
E, Drilon Qehaja nga “KIKA Hills” shtoi se një projekt i tillë do të vendosë Kamenicën në hartën e turizmit vendor dhe rajonal.
“Shpresoj që projekti ‘KIKA Hills’ mund të jetë motori i zhvillimit jo vetëm ekonomik por edhe turistik që mund të vendos komunën e Kamenicës në hartë të turizmit jo vetëm lokal por shpresoj edhe rajonal. Ky ka qenë qëllimi jonë edhe gjatë projektit, marrë parasysh gjitha këto. Diversifikimi i projeksioneve që mund të ndodhin brenda pronës, të jetë diçka që përfshin shumë aktivitete”, shtoi ai.
Ky projekt gjatë javës së ardhshme do të votohet në Kuvendin Komunal të Kamenicës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova