LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon debati për historinë e Goce Dellçevit

Sot vazhdon debati për historinë e Goce Dellçevit

Vazhdon mbledhja e 13-të e Komisonit të përbashkët multidisiplinar ekspert për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila mbahet onllajn. Historianët bisedojnë për librat e klasës së shtatë dhe personalitetin dhe veprën e Goce Dellçevit.

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se çdo përparim që do ta bëjë Komisioni për çështje historike do të jetë një hap para drejt zgjidhjes së problemit me Sofjen.

“Çdo hap që do ta bëjë Komisioni i përzier Maqedoni e Veriut – Bullgari për çështje historike dhe arsimore do të jetë një hap drejt gjetjes së zgjidhjes së problemit që e kemi me Bullgarinë. Çdo ndihmë nga pala e tretë është e mirëseardhur”, deklaroi dje Zaev në Tetovë.


Kryeministri potencoi se nuk është i informuar dhe nuk mund të thotë se kur ajo u caktua.

“Komisioni është i pavarur, ata e informojnë ministrin e tyre dikasterial, t’ju dëshiroj vetëm sukses. Le të mbahen seancat, le të bëjnë një hap të caktuar. Për mua si kryetar i Qeverisë gjithmonë është e mirëseardhur ndihma e ekspertëve nga pala e tretë, sepse kemi zgjidhur çdo lloj të çështjeve edhe vendore edhe dypalëshe, dhe madje edhe ndërkombëtare. Ndihma prej anash është e mirëseardhur. Në fund, të dyja palët në Komision e marrin vendimin. Dikush duhet të ndajë ekspertizë, përvojë, mjete, mënyra, kini parasysh lojën me fjalë ku mund të gjenden gjithsesi të dyja palët. Çdo hap i Komisionit për çështje historike dhe arsimore do të jetë një hap përpara drejt gjetjes së zgjidhjes së problemit që e kemi me Bullgarinë”, tha Zaevi në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të centralit fotovoltaik në Tetovë, Komuna e Bërvenicës.

Komisioni paraprakisht u takua nga fundi i shkurtit, ndërsa atëherë Minsitria e Punëve të Jashtme kumtoi se në mbledhjen e 12-të nuk është arritur përparim lidhur me diskutimin për librat e historisë, as për çështjet lidhur me Shekullin e mesëm.

Komisioni në vitin 2021 pritet të ketë pesë mbledhje.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori