LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër incident në ushtrinë serbe: Po kryente një kërcim me parashutë, humb jetën ushtaraku serb

Një tjetër incident në ushtrinë serbe: Po kryente një kërcim me parashutë, humb jetën ushtaraku serb

Një anëtar i Brigadës së Parashutistëve të ushtrisë së Serbisë ka humbur jetën të mërkurën pasdite, ndërsa po kryente një kërcim me parashutë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Vranja.


Po sipas mediave serbe, aksidenti ndodhi kur parashuta e ushtarit dyshohet se u ngatërrua, por shkaku i vdekjes do të konfirmohet vetëm pas hetimit.

Mediat raportojnë se i riu jetonte privatisht në Nish dhe ai punoi në brigadën e parashutës që nga tetori i vitit të kaluar.

Siç bëhet e ditur, ky nuk ishte incidenti i fundit i këtij lloji në ushtrinë serbe.

Një tjetër gjithashtu kishte ndodhur në këtë njësi në dhjetor të vitit 2019, kur një anëtar, gjatë kërcimit të parë me parashutë, u ul në linjat elektrike të hekurudhës pranë aeroportit të Nishit, por që nuk u lëndua me atë rast. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori