Kyetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e masakrës Poklek në 22 vjetorin e tyre.
Haradinaj, përmes një postimi në fFacebook, tha se edhe pse kanë kaluar 22 vite nga kjo masakër gjurmët për këtë mizori ende janë të freskëta.
“Edhe pse drejtësia heshti, nuk u zbehën kujtimet e as nuk u shua malli për ata që fëmijëria e tyre u rrëmbye nga barbarët!, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Edhe pse drejtësia heshti, nuk u zbehën kujtimet e as nuk u shua malli për ata që fëmijëria e tyre u rrëmbye nga barbarët!
Me dhembje në zemër, duke e ditur se drejtësia ende nuk është vendosur, njëzetedy vite pas Masakrës në Paklek të Vjetër, kur gjurmët e gjakut në bodrumin e Fadil Muqollit ende janë të freskëta, kujtojmë jetët e pafajshme të humbura e të rrëmbyera nga ata që tentuan të zhbijnë qenien dhe ekzistencën tonë.
Tre fëmijët e Mehdi Muqollit ishin prej dhjetëmuajsh deri në katër vjeç.
Dorës barbare nuk i shpëtuan as vajzat e Qamil Muqollit, Liria gjashtëmuajshe dhe Florentina tri vjeçe, e as fëmijët e Fadil Muqollit, Egzoni katër vjeç, Ylberi dhjetë, Naseri dymbëdhjetë dhe Shehidja trembëdhjetë vjeçe.
Në Paklek, u ekzekutuan mizorisht edhe Fatos (Xhavit) Muqolli një vjeç dhe motra e tij Eronita katër vjeçe, pesë fëmijët e Ilmi Muqollit, Albulena (5), Agroni (10), Rexhepi (12), Fatmirja (17) dhe Vezirja (20), katër vajzat e Sinan Muqollit: Hafija, Sherifja, Elifja dhe Eminja nga dhjetë deri në njëzetedy vjeçare, fëmijët e Liman Muqollit, Mërgimi, Mirsadi dhe Menduhija nga pesë deri njëmbëdhjetë vjeçarë, djemtë e Ejup Carakut, Hasani dymbëdhjetë e Besarti trembëdhjetë vjeç.
Nuk shpëtoi as Avdullahu dymbëdhjetë vjeç e as katër djemtë e Ymer Elshanit.
Përse kjo urrejtje? Përse të sulmohen tri familje të pambrojtura? Përse të vriten fëmijët e nënat e tyre? Përse të digjen kufomat? Përse drejtësia heshti para këtij krimi makabër?
Që të jetojë i lirë shqiptari, ne bashkuam pushkët në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe shporrëm armikun jashtë. Pas çlirimit, vazhduam me TMK-në dhe FSK-në, të cilën e transformuam në ushtri. Ushtri që nuk do të lejojë që populli ynë të ripërjetojë dhembjet që u shkaktuan mbi ne për më shumë se tetë dekada okupimi.
I përjetshëm kujtimi për të rënët!”, ka shkruar Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës