Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), sot ka anuluar tenderin me vlerë 44 milionë euro, për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024, si dhe privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve.
Për këtë ka folur ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.
“Kemi marrë dy vendime të rëndësishme të cilat u prezantuan sot nga zëvendës ministri z. Durimishi: Anuluam tenderin 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve. Anuluam privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve. Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka shkruar Aliu, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251