LAJMI I FUNDIT:

Institucionet shëndetësore publike dhe private të bashkëpunojnë në digjitalizimin e kujdesit shëndetësor

Institucionet shëndetësore publike dhe private të bashkëpunojnë në digjitalizimin e kujdesit shëndetësor

Parandalimi i sëmundjeve dhe trajtimi efikas përmes teknologjisë digjitale janë thelbësore për një shoqëri të shëndetshme, veçanërisht në këtë kohë të pandemisë. Duke marrë parasysh këtë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar forumin virtual mbi kujdesin e shëndetësisë digjitale për të diskutuar më tej rëndësinë dhe mjedisin e sigurt të cilin e ofron kjo e fundit.

Jeta Statovci, Deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës, theksoi se sistemi shëndetësor duhet të adaptohet me nevojat e pacientëve. Ajo më tej tha se ka pasur hapësirë të mjaftueshme për inkuadrimin e shëndetësisë digjitale në sistemin shëndetësor, mirëpo nuk është bërë edhe pse ka qenë shumë e nevojshme, veçanërisht në një gjendje të jashtëzakonshme, siç është kjo e pandemisë. Statovci tutje rekomandoi se shteti i Kosovës mund të implementoj një sistem informativ shëndetësor, si në vendet e tjera, e cila ka rezultuar efikas në këtë aspekt.

“Kjo mungesë e digjitalizimi ka rezultuar në mungesën e historikut të të dhënave shëndetësore për secilin qytetar dhe kësisoj të dhënat shëndetësore të sektorit publik dhe privat duhet të centralizohen në mënyrë që pacienti të ketë një tretman më efikas” theksoi Statovci.


Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Igli Larashi konsideroi të nevojshëm një bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat për sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, këto të dhëna të pacientëve që do të digjitalizoheshin duhet përfshirë në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Larashi, për më tepër, rekomandoi se në mënyrë që në Kosovë të ketë një sistem të mirëfilltë digjital, Kosova duhet të përfitoj prej eksperiencës së mjekëve të huaj.

Veç kësaj, sa i përket sistemit shëndetësor digjital, Armend Vokshi. Drejtor Menaxhues në Klinikën Amerikane, theksoi se Kosova nuk duhet ta kopjoj sistemin e vendeve të tjera, por duhet ta përshtat atë sipas nevojave të vendit. Vokshi, po ashtu, sugjeroi se qeveria duhet ta rrisë ndërgjegjësimin për shëndetësinë digjitale dhe të merret me implementimin e këtij sistemi. Më tej, ai bëri apel që të rritet procesi i monitorimit sa i përket zbatimit të ligjeve ekzistuese.

Moderatori i këtij forumi, Dorjan Berishaj, bashkëthemelues i kompanisë softuerike Zombie Soup, vëri në pah dallimet mes sistemit shëndetësor në Kosovë dhe atë në vendet tjera me sistem të avancuar. Ai më tej theksoi dobitë që ka ofruar përkujdesja e shëndetit digjital në kursimin e buxheteve të shteteve në trajtimin e sëmundjeve kronike. Veç kësaj, Berishaj po ashtu theksoi ndikimin pozitiv të konsultave virtuale në trajtimin e personave me probleme psikike si rezultat i privatësisë që ofron kujdesi i shëndetësisë digjitale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori