Maqedoni, parashtrohen aktakuza kundër 11 personave për abuzime me dhënien e pasaportave
Prokuroria themelore publike në Shkup ngriti aktakuzë kundër 11 personave lidhur me aferën e pasaportave të falsifikuara.
10 persona akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërsa 1 person për nxitje të kryerjes së veprës penale. Prokuroria njofton se persona zyrtarë të punësuar në MPB të nxitur nga i akuzuari Raif Miftari, i cili është i pakapshëm për organet e hetuesisë, pasaportat e falsifikuara pjesëtarëve të nëntokës të vendeve të Ballkanit i ka dhënë në periudhën nga mesi i muajit qershor të vitit 2017 deri në fund të vitit 2020. Megjithatë Ministri i Brendshëm Spasovski pati deklaruar se pasaporta të tilla janë dhënë edhe para viti 2017.
“Duke shfrytëzuar pozitën dhe autorizimet zyrtare, ata kanë marrë përfitime materiale duke nxjerrë dokumente të rreme publike me qëllim përdorimin e këtyre dokumenteve si origjinale. Ata kanë përdorur identitetet e personave, qytetarë të RMV-së, të cilët deri më tani nuk kanë kërkuar dhe nuk kanë marrë pasaportë biometrike maqedonase ose që jetojnë që nga lindja jashtë vendit, të cilët nuk kanë hyrë në RMV, por kanë shtetësi maqedonase”, thonë nga PTHP.
Të akuzuarit në këtë mënyrë i kanë siguruar pasaporta të falsifikuara 214 personave të huaj dhe një shtetasi maqedonas. Prokuroria njofton se vijon hetimet për përfshirjen edhe të personave të tjerë në dhënien joligjore të pasaportave. Prokurori përgjegjës gjithashtu ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të zbulojë personat e angazhuar në sektorin për dhënie të pasaportave në MPB të cilët kanë pasur për detyrë të mbikëqyrin procesin e dhënies së pasaportave, gjithashtu punonjësit që kanë pasur qasje në të dhënat personale të qytetarëve që nuk kanë aplikuar deri më tani për pasaporta. MPB gjithashtu duhet të zbulojë nëse dhe kur pasaportat e falsifikuara janë shfrytëzuar në kalimet kufitare të vendit dhe jashtë. Prokuroria kërkoi vazhdimin e paraburgimit ndaj 7 personave përfshirë Raif Miftarit i cili është në arrati./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Guerot pas vizitës në Paris dhe takimit me presidentin Macron: Gati për vazhdimin e bashkëpunimit Francë – Kosovë
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes
E ashpër dhe polarizim i madh politik - çfarë fushate zgjedhore presin analistët?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles