LAJMI I FUNDIT:

Shpella e Pribojës në Gurbardh të Malishevës

Shpella e Pribojës në Gurbardh të Malishevës

Në të kaluarën, njerëzit për të jetuar, për tu mbrojtur nga rreziqet natyrore, kanë jetuar në ambiente të strukur në tokë, më saktësisht në shpella.

Në Kosovë ka disa shpella të njohura, të cilat pas vete lënë shumë dëshmi për mënyrën e jetesës në të kaluarën.


E tillë është edhe shpella e Pribojës, në fshatin Gurbardh, në komunën e Malishevës. E personazhi jonë ka qenë vetëm 9 vjeç kur ka hyrë për herë të parë e të fundit në të.

Tregon se mban mend me detaje se çfarë ka parë në atë hapësirë rreth 200 metra nën tokë.

“Si nxënës i klasës së 4-të me mësuesin tem, kemi hy në këtë shpellë, dhe qysh atëhere më kujtohet që është një shpellë bukur e gjatë, diku 200 metra, dhe kom vërejt një korridor të gjatë dhe nga njëra anë ka pas dhoma, të gjitha kanë qenë prej guri”.

Por këtë fshat nuk e bën të veçantë vetëm kjo shpellë. Një tjetër karakteristike e tij, është edhe emri.

Është quajtur Carravran, mirëpo banorët duke menduar që është një emër sllav kanë vendosur t’ia ndërrojnë emrin. I kanë vendos emrin Gurbardh, për shkak që kjo trevë ka goxha gurë.

E pastaj e kanë kuptuar historinë se nga e kishte marrë në të vërtet emrin, e që kishte qenë emër i lashtë ilir.

“Përpara ky fshat e ka pas emrin Carravran, mirëpo ne duke mendu që është emër i huaj, ja kemi lanë emrin Gurbardh. Ka tri variante se nga I ka mbet emri Carravran”.

Ka kaluar fëmijërinë në këto burime të bukura të ujit. Jama dhe Vrella, janë dy burime natyrore të ujit, të cilat kanë një pamje të mrekullueshme. E në të kaluarën, banorët e kanë shfrytëzuar edhe për ujë të pijshëm.

“Është karakteristikë e natyrës e cila është burim i kohërave të lashta. Vendi quhet Jama, dhe kur ishim fëmijë dilnim me kanta dhe merrshim ujë. Në të kaluarën ky ujë është shfrytëzu për ujë të pijes”.

Banorët e Gurbardhit, merren kryesisht me bagëti e bujqësi.

E ky fshat me shumë të veçanta dhe shumë histori në vete, gjendet shumë afër Malishevës dhe mund ta vizitoni shumë lehtë, për t’i parë nga afër bukuritë e shpellës dhe të ujëvarave. /RTVDukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori