Kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë (BIK), Vedat Sahiti, tha se respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covdi-19 të vendosura nga Qeveria. Po ashtu ai theksoi se në xhami lejohen më shumë se 10 persona.
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, para një jave ka miratuar masa të reja për parandalimin e mëtutjeshëm të përhapjes së Coronavirusit, në këtë vendim nuk janë përfshirë xhamitë. Por të premten policia gjobiti imamin e së fshatit Roganë, pasi që brenda xhamisë u falën më shumë se 10 persona.
Në një intervistë për EO, Sahiti , ka thënë se xhamitë kanë respektuar masat për parandalimin e virusit Covid-19, duke ndaluar një sërë aktivitetesh.
“Sa i përket masave që ka marrë Qeveria e Kosovës ne kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe i kemi koordinuar edhe për masat sa i përket ceremonive fetare. Kështu që me ta jemi në rregull. Edhe për çështjen e ceremonive fetare ne kemi ndaluar edhe para se të marrin vetë Qeveria një sërë aktivitetesh në kuadër të xhamive tona: mësim besimin, aktivitet e tjera fetare, manifestimet fetare qoftë edhe për netë të mëdha. Përveç kësaj kemi marrë vendim edhe për pezullimit e mësim besimit që është në baza ditore që mbahet në të gjitha xhamitë me qëllim që të respektojmë masat e marra dhe të ruajmë shëndetin publik dhe të mbrojmë jetët e njerëzve”, shtoi Sahiti.
Sahiti tha se respektojnë çdo vendim të qeverisë, mirëpo për mbylljen e xhamive vendimi merret nga Bashkësia Islame.
Sipas tij, më shumë se dhjetë persona lejohen që të falen në xhamit e Kosovës sepse zënë numër më të madh të besimtarëve .
“Ne respektojmë vendimin e Qeverisë ngaqë fundja për mbylljen e xhamisë duhet të marrë Bashkësia Islame e Kosovës meqë është pronare e xhamive. Dhe ne për dallim nga vitit i kaluar që kemi pasur një vit të vështirë ku kemi marrë vendim për mbylljen e të gjitha xhamive këtë vit nuk është marrë një vendim i tillë. Kështu që në masë të lartë po përfillen dhe po respektohen të gjitha masat që ne kemi marrë nga besimtarët. Kemi rekomanduar të moshuarve të falen në shtëpi meqë falja në xhami nuk është obligative përveç xhumasë”.
“Nuk e di rrethanat sesi është marrë ai vendim për të gjobitur imamin në këtë rast, mirëpo në të gjitha xhamitë e tjera kanë qenë të hapura dhe është falur namazi i xhumasë dhe nuk kemi pasur telash përveç këtyre dy rasteve. Më shumë se dhjetë persona janë lejuar që të falen në xhami dhe hapësirave e xhamive janë të mëdha dhe zënë numër më të madh të besimtarëve mirëpo gjithmonë duke respektuar masat”, u shpreh ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar