Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Mehmeti, ashtu si shumë kolegë të tij, vazhdon të stagnojë në mbajtjen e koncerteve apo ahengjeve muzikore, për shkak të pandemisë COVID-19.
Me rastet gjithmonë në rritje dhe masat kufizuese në vazhdimësi, duket se shpresa për ta realizuar profesionin e tij në mënyrën e zakonshme, është e vogël edhe këtë vit.
E kur jemi te masat preventive të ndërmarra së fundmi nga Qeveria e Kosovë, këngëtari duket se po i sheh si të pasuksesshme.
Në një reagim publik të bërë në InstaStory, Albani ka përmendur numrin e madh të shqiptarëve të Kosovës që me të hyrë në fuqi masat e reja, janë larguar për vikende në vendet fqinje.
“Domethënë, vetëm të premten deri në ora 17:00 nga Kosova në Shqipëri kanë kaluar 2750 makina dhe 11,700 persona. Bravo, masat po japin efekt, se në Shqipëri e Mal të Zi nuk ka virus. Bravo, kurrë mos i hapni”, ka shkruar Mehmeti në InstaStory.
Me këtë këngëtari sikur deshi t’ua bëjë me dije qeveritarëve që me situatë pandemike po përballen edhe Shqipëria dhe Mali i Zi, dhe pavarësisht të gjithave, ata nuk kanë vënë në fuqi masa të reja të bllokimit.
Në qershor të vitit të kaluar, estrada shqiptare u ngrit me një protestë simbolike para Qeverisë së Kosovës, duke lejuar organizimin e dasmave dhe ahengjeve familjare, por që një kërkesë e tillë u hodh poshtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tifozja më tërheqëse e Kupës së Botës, Ivana Knoll pretendon se dikush u përpoq ta shtyente atë në OnlyFans
“Egla tërhiqet seksualisht nga Meritoni” – Habit Ilnisa Agolli me deklaratën e saj
Bella Hadid shfaqet pa sytjena në një fustan të tejdukshëm, pasi mori pjesë në premierën e “The Apprentice”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251