Në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre nga regjimet serbe, sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, u promovua libri faktografik, “Kosova nga ‘Naçertanie’ deri te pavarësia (1844–2008)”, i autorit Jahja Lluka.
Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, theksoi se Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, të cilën e drejton Jahja Lluka, është shembulli shumë i mirë i bashkëpunimit institucional për të bërë aktivitete me peshë kombëtare, siç janë hulumtimet, botimet apo edhe projektet konkrete, siç është Qendra Përkujtimore “Bllaca ‘99”. Duke folur për librin, Asani tha se “përderisa fqinjët tanë historikisht kanë projektuar elaborate antishqiptare dhe antinjerëzore me përmasa gjenocidale, shqiptarët gjithmonë kanë qenë në pozita mbrojtëse në trojet e veta, dhe fatmirësisht kanë arritur të mbijetojnë deri në ditët e sotme, meqë kanë qenë në anën e drejtë”.
Rreth rëndësisë së librit me referate u paraqitën studiuesit Zeqirija Ibrahimi dhe Sevdail Demiri, sipas të cilëve “Serbia qëllimin kryesor për të krijuar Serbinë e Madhe, përmes daljes në Detin Adriatik, synonte ta realizonte pikërisht përmes zhbërjes së shqiptarëve nga trojet e veta. Këtyre veprimeve antinjerëzore i kishin paraprirë programe dhe elaborate të shumta shtetërore që vinin nga majat e politikës dhe akademive serbe, e që në mënyrë mjaft korrekte janë pasqyruar në këtë botim”.
Lluka foli për programet dhe elaboratet e shumta serbe dhe antishqiptare, të cilat për bazë e kishin Naçertanien e Garashaninit. Ai falënderoi Institutin dhe drejtorin Asani për bashkëpunimin e sinqertë, veçanërisht në projektin për ngritjen e Qendrës Përkujtimore të Bllacës ’99, e cila do të inaugurohet ditën e nesërme.
Libri faktografik “Kosova nga Naçertania deri te Pavarësia (1844–2008)” nga Jahja Lluka, është përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe deri më tani është shpërndarë nëpër shumë përfaqësi diplomatike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Bokaçio në skenë
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Ndjenja universale dhe një finesë e veçantë: Poezia “Buzë lumit” e Mirko Gashit
Udhëtim nëpër fjalorin e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025