Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se qëllimi i masave të fundit kufizuese të vendosura nga qeveria janë që të parandalohen grumbullimet e njerëzve pasi sipas tij shpesh kanë ndodhur tubimet ilegale në orët e natës.
“Me ndalimin e lëvizjes do të jetë më e vështirë të bëhen këto grumbullime. Grumbullimet sidomos të rinjve zakonisht janë bërë në orët e mbrëmjeve nëpër kafiteri”, tha Hoti në RTV Dukagjini.
Hoti thotë se mbi 500 raste në ditë me coronavirus për një vend si Kosova është alarm sidomos për institucionet shëndetësore në menagjimin e pacientëve të hospitalizuar.
“Ka pasur raste si në nëntor kur në spitale kanë qenë të shtrirë mbi një mijë pacientë. Situata e tanishme është e managjueshme por nëse vazhdohet me këtë ritëm krijohet një lodhje kronike edhe për punëtorët shëndetësorë, pastaj kërkohen resurse shtesë njerëzore edhe financiare”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Tash për tash askush nuk e di a do të ketë vazhdim të këtyre masave apo do të ketë masa të reja pas datës 18 prill. Është ndoshta një periudhë e shkurtër por e mjaftueshme për të parë nëse këto masa do të mbesin në fuqi apo sipas nevojës do të ketë masa të reja”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë ka folur edhe për testet PCR që duhet t’i kenë qytetarët e vendeve tjera për të hyrë në Kosovë.
“Testet RT-PCR do të kërkohen për ato vende që Qendra Evropiane për Kontrollimin e Sëmundjeve i ka ranguar me numër të lartë të rasteve. Por në këtë rast do të vlejë edhe parimi i reciprocitetit. Pra vendet që nuk i Kërkojnë Kosovës teste të tilla, as Kosova nuk kërkon teste RT-PCR”.
Hoti ka thënë se qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës nuk janë të detyruar të kenë teste RT-PCR dhe sipas tij e njëjta vlen edhe për qytetarët e Kosovës që shkojnë në këto vende.
“Me rëndësi është që ata ta dinë nëse ja vlen të udhëtohet dhe ta vlerësojnë vet gjendjen e tyre shëndetësore”, deklaroi ndër të tjera Faik Hoti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025