LAJMI I FUNDIT:

Fillon aplikimi për subvencione bujqësore për vitin 2021 në Maqedoni

Fillon aplikimi për subvencione bujqësore për vitin 2021 në Maqedoni

Prej sot filloi aplikimi për mbështetje financiare në bujqësi fillon sot. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është më 31 maj të vitit 2021. Të gjitha palët e interesuara mund të paraqesin aplikacione në mënyrë elektronike, përmes faqes në internet të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR ), http://www.ipardpa.gov.mk në seksionin e-kërkesa.

Siç kumtoi sot drejtori i AMFBZHR-së, Nikica Baçovski, kërkesat për masat për prodhimin bimor dorëzohen në bazë të të dhënave të regjistruara për parcelat në Regjistrin e vetëm të pronave bujqësore. Kërkesat për prodhimin blegtoral paraqiten në bazë të të dhënave të regjistruara për kafshët në Regjistrin e FARM që nga dita e paraqitjes së kërkesës.

“U bëj apel të gjithë bujqve, para se të paraqesin aplikacione për subvencione për të azhurnuar të dhënat për të pasur informacion të saktë dhe të plotë në të gjitha sistemet ku Agjencia merr të dhëna që janë segment i rëndësishëm për marrjen e të drejtës për të marrë subvencione. Pastaj, përmes faqes së internetit të AMFBZHR-së, ata mund të paraqesin në mënyrë elektronike kërkesa për subvencione duke u regjistruar në sistem, duke klikuar në banderolën “pagesa direkte” e- kërkesë”, tha Baçovski.


Bujqit, shtoi drejtori, nuk duhet të hutohen nga pamja e re e kërkesës. Është zgjidhje e re softuerike që ka të gjitha funksionet e nevojshme për të paraqitur një aplikacion të vetëm.

“Ata bujq që nuk dinë të paraqesin aplikacione vetë ose kanë nevojë për ndihmë në krijimin e aplikacioneve elektronike, mund të kontaktojnë njësitë rajonale të MBPEU-së”, nënvizoi Baçovski.

Ai sqaroi se pas paraqitjes elektronike të aplikacionit, aplikantët duhet të shtypin dy kopje dhe t’i nënshkruajnë ato vetë, dhe pastaj të paraqesin një kopje në AMFBZHR. Ata aplikantë që kërkojnë ndihmë nga punonjësit në njësitë rajonale, para se të nënshkruajnë aplikacionet, duhet të kontrollojnë nëse të gjitha të dhënat dhe nëse janë vendosur të dhënat dhe kulturat në mënyrë korrekte.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori