LAJMI I FUNDIT:

Abdiu: Lojërat e fatit, 500 metra larg shkollave dhe objekteve fetare

Abdiu: Lojërat e fatit, 500 metra larg shkollave dhe objekteve fetare

Lëvizja kundër lojërave të fatit në Tetovë nuk është e kënaqur me propozim -ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit. Megjithëse ndryshimet parashikojnë, që bastoret të hapen gjysmë kilometri nga shkollat fillore dhe të mesme, lëvizja beson se objektet e basteve dhe lojërave të fatit nuk duhet të jenë në qendër të qytetit, ose afër objekteve fetare.

Projekt-ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit u bënë publike në 30 mars. Përveç që parashikon bastoret dhe kazinotë të jenë 500 metra larg shkollave, ata duhet ta dëshmojnë distancën e tyre. Licencat për këtë veprimtari shtrenjtohen për 20 mijë euro, ose nga 105 rriten në 125 mijë euro. Ndryshimet parashikojnë që maksimumi 25 pika pagese mund të hapen me një licencë të lëshuar.

Për çdo objekt të ri do të duhet të paguhen nga pesë mijë euro. Janë planifikuar ndryshime edhe për bastet në internet. Investimi bazë për të marrë një licencë për këtë veprimtari deri më tani ishte 40 mijë euro. Tani investimi për të organizuar baste në internet rritet me më shumë se dhjetë herë, dhe me ndryshimet e reja të propozuara është gjysmë milioni euro.


Nga Shoqata e Bastoreve thonë se këtë fundjavë ata do t’i rishikojnë ndryshimet, dhe do të deklarohen nga e hëna. Nga Shoqata para njoftimit zyrtar të ndryshimeve, paralajmëruan se zgjidhja e re ligjore do të sjellë 280 milion euro më pak në buxhet dhe vë në rrezik 10 mijë vende pune./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori