LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik: Deputetët të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit

Ambasadori britanik: Deputetët të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit

Është paralajmëruar se sot mund të mbahet seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, e lidhur me këtë ka reaguar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, duke thënë se deputetët mund të votojnë si të dëshirojnë, por ata duhet të përmbushin rolin e tyre kushtetues me votë.

Ambasadori britanik, në një postim në Facebook, ka thënë se “Kuvendi së shpejti do të mbajë seancë për të zgjedhur një President të ri. Nëse kjo duhet të ndodhë me sukses, procesi i formimit të institucioneve do të përfundojë dhe ato mund të fillojnë të punojnë në fitim”.

“Nëse dështon vota, Kushtetuta kërkon zgjedhje të reja”, ka thënë Abbott,duke shtuar se që nga votimi i 14 shkurtit, mesazhi i tij për liderët e partive, si në publik ashtu edhe në privat, ka qenë konsistent, se: “votimi – pjesëmarrja më e madhe që nga viti 2004-ishte sinjal i qartë nga populli i Kosovës për ndryshim dhe qeveri efektive; të gjitha partitë, jo vetëm partia fituese, duhet të luajnë rol konstruktiv në formimin e institucioneve; zgjedhjet e reja në mes të një pandemie dhe krize ekonomike nuk janë në interes të askujt”.


“Sot nuk ka ndryshuar”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

“Mbrëmë pamë shumë deputetë duke folur në mbrojtje të demokracisë dhe institucioneve demokratike të Kosovës. Pamja ime është se të mbrosh demokracinë e Kosovës dhe institucionet nënkupton edhe të luash një pjesë të plotë në zgjedhjet presidenciale. Deputetët mund të votojnë si të dëshirojnë. Por akti përgjegjës është që ata të përmbushin rolin e tyre kushtetues duke mbështetur procesin demokratik përmes pjesëmarrjes dhe votës së tyre”, ka shkruar ambasadori Abbott.

Seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të mbahet sot në orët e mbrëmjes ndërkohë që Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në ora 14:30 për të vendosur lidhur me seancën.

Seanca do të mbahet pas tërheqjes së Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje i cili mbrëmë nuk u miratua në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori