LAJMI I FUNDIT:

Kreu vjedhje në një banesë në Ferizaj, dënohet me tre vjet e katër muaj burgim

Kreu vjedhje në një banesë në Ferizaj, dënohet me tre vjet e katër muaj burgim
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit K.P.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak ë veprës penale vjedhje grabitqare.

“Gjyqtari individual i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin K.P.. për veprën penale si në aktakuzë e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet e katër (4) muaj.


I pandehuri K.P. akuzohet se më 04.12.2020, në Ferizaj, në një ndërtesë kolektive, në vendbanimin e të dëmtuarit I.L, pasi kishte shkuar për të vjedhur duke kontrolluar para hyrjes nën tepi e kishte gjetur çelësin e banesës, hynë brenda dhe atë dy herë në një periudhë kohore të shkurt, ku nga aty kishte përvetësuar njëmijë (1,000) euro para të gatshme, një (1) tablet i markës Samsung, me ngjyrë të bardhë, si dhe një pllakë të metaltë në formë të rrumbullaket në vlerë prej pesë (5) euro, kur i pandehuri kishte hyrë në herën e dytë është zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes nga i dëmtuari dhe me qellim që pasurin e vjedhur ta mbajë, e përdor forcën në atë mënyrë që e sulmon duke e goditur të dëmtuarin me dorë, ku nga kjo goditje i dëmtuari ishte shtyrë me shpinë për muri, dhe në atë moment i pandehuri ka arritur që të largohet nga aty, kurse i dëmtuari vazhdon duke vrapuar pas tij dhe në rrugë jashtë ndërtesës arrin që të njëjtin të ndaloj dhe dorëzoi në polici me ndihmën e vëllait të tij Sh.L. dhe axhën e të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori