LAJMI I FUNDIT:

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 08:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M.S viti i lindjes 1941.

Sipas njoftimi i burgosuri, që nga pranimi, në vitin 2007, ka qenë nën kujdesin mjekësor të burgut dhe të konsultantëve mjekësor specialist.

I njëjti  për shkak të sëmundjeve kronike si; insuficiencë e zemrës, mushkërive dhe diabet ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut.


Ndërkaq, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, me 12.03.2021, është referuar në SP të Pejës.

“Që nga ajo kohë është trajtuar në këtë institucion në mënyrë të vazhdueshme nga kardiologët, pulmologët dhe specialistët e tjerë. Për shkak të moshës dhe sëmundjeve kronike nuk ka arritur që të tejkaloj këtë gjendje dhe si pasojë, përkundër kujdesit të shtuar të stafit mjekësor të SP të Pejës, ka ndërruar jetë. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. /Telegrafi/