Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Sejnur Veshall, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Këtë vendim të Kurtit e ka bërë publik vetë Veshall ku thotë se kultura për romët, ka qenë një segment jetik.
“Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë. Kam nderin të ju njoftoj se Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, sot më emëroi në detyrën e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kultura për romët ka qenë një segment jetik, me anë të së cilës është reflektuar më së miri identiteti dhe historia e komunitetit tim. Andaj, jam i lumtur që do t’i shërbej qytetarëve të republikës në këtë sferë shumë të rëndësishme dhe do të punoj mbi zhvillimin e këtyre sektorëve gjatë mandatit tim si zëvendësministër”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka shkruar se “emërimi im në këtë pozitë erdhi si vendim i deputetit të komunitetit rom Erxhan Galushi”.
“I cili, për herë të parë në historinë e politikës Rome, involvon në pozitë të lartë vendimmarrëse, individë jo partiak me prapavijë nga shoqëria civile. Këtë post, ia dedikoj frymëzimit tim, heroit tim më të çmuar, Nexhipit. Pasi që çdo sukses të timin e konsideroj se është meritë e tij. I falënderoj shumë, kolegët nga OJQ ‘Durmish Aslano’, për mbështetjen e tyre shoqërore dhe profesionale. Duke mos i anashkaluar aktivistët e palodhur të komunitetit rom, të cilët ishin dhe do të mbeten udhërrëfyes e inspirim për mua; Kujtim Paqaku, Bajram Galushi, Osman Osmani, Daut Qylangji, Bashkim Ibishi dhe Avdi Misini”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë