LAJMI I FUNDIT:

Me firmën e Maria Sharapovës: Tenistja e famshme prezantoi në botë linjën e saj të parë të mobilieve

Me firmën e Maria Sharapovës: Tenistja e famshme prezantoi në botë linjën e saj të parë të mobilieve

Rusja Maria Sharapova, dikur tenistja më e mirë në botë (fituese e pesë turneve Grand Slam), këto ditë ka prezantuar linjën e saj të parë të mobilieve dhe detajeve për shtëpi

Në bashkëpunim me markën e njohur të mobilieve Rove Concepts, Sharapova ka krijuar pjesë të frymëzuara nga arkitektura japoneze dhe estetika minimaliste dhe do të kënaqë të gjithë dashamirët e thjeshtësisë, minimalizmit dhe elegancës.


Linja ekskluzive përbëhet nga gjashtë pjesë mobiliesh – divane, stola të veshur me tapiceri, llamba dyshemeje, qilima, klubi dhe një tryezë ndihmëse të bërë nga materiale natyrore të tilla si druri i arrës dhe kërpit, transmeton Telegrafi.

Tekstili që mbulon mobiliet u dizajnua gjithashtu nga Sharapova, duke krijuar një kadife të bukur ngjyrë kafeje dhe një ngjyrë të gjelbër ulliri elegante që mbulon pjesën qendrore të koleksionit, një divan të thellë të “ngulitur” në dru arre.

Se tenistja e famshme është një inovatore e shkëlqyeshme u bë e qartë kur ajo hapi dyert e shtëpisë së saj për media në disa raste, kështu që vendosmëria e saj për të bërë dizajnin profesion të saj të ri nuk është për t’u habitur.

Përveç dizajnit, pasi u tërhoq nga bota e tenisit, Maria Sharapova është gjithashtu e përfshirë në zhvillimin e mëtejshëm të markës së saj të ëmbëlsirave ‘Sugarpova’, të cilën ajo themeloi në 2013.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)

Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)

Bëje vet
Kalo në kategori