LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen në Han të Elezit emigrantë ilegal të fshehur në një kamion që transportonte lodra për fëmijë

Ndalohen në Han të Elezit emigrantë ilegal të fshehur në një kamion që transportonte lodra për fëmijë

Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare, dje gjatë realizimit të detyrave zyrtare në funksion të implementimit të planit operativ ,,Parandalimi i hyrjes së emigrantëve ilegal dhe kontrabandimi me mallra” rreth orës 10:40 në hyrje të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Hani i Elezit, ka ndaluar kamionin e tipit Renault, ngjyre e zezë me rimorkio, të cilin e ngiste vozitësi mashkull/shqiptar, i cili transportonte mallra nga një shtet tjetër.

“Kamioni është kontrolluar nga zyrtarët policor me pajisjen Human Presence Detector (Zbuluesi i pranisë së njerëzve në automjete) dhe gjatë kontrollit pajisja në fjale ka dhënë shenja (sinjale) se në rimorkio mund të këtë prezencë të qenieve njerëzore. Pas pranimit të sinjalit është vendosur që rimorkio në fjalë të hapet dhe të kontrollohet. Në hapjen e kamionit kane marr pjesë dy zyrtarë policor dhe një zyrtar doganor. Pasi është hap mbuluesi i rimorkios është vënë re se aty gjendeshin tre (3) persona (emigrant ilegal) të fshehur në lodra fëmijësh (mall i ngarkuar në rimorkio)”, thuhet në njoftimin për media.


Emigrantët janë zbritur nga rimorkio për tu identifikuar dhe kontrolluar, ndërsa kamioni është dërguar në hangar të terminalit për t’u kontrolluar më në detaje, përderisa vozitësit i është ofruar edhe ndihmë mjekësore. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente policore dhe veprimet e mëtejme janë marr në koordinim me prokurorin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori