LAJMI I FUNDIT:

Konjufca në Pastasellë: Serbia nuk është shkëputur nga pushteti serb i Millosheviqit

Konjufca në Pastasellë: Serbia nuk është shkëputur nga pushteti serb i Millosheviqit

Ushtruesi i detyrës të Presidentit, Glauk Konjufca ka deklaruar sot se Serbia e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq nuk është shkëputur nga drejtimi i saj kundër popullit shqiptar.

Ai tha se këtë po e dëshmon edhe provokimi i Vuçiqit me publikimin e një fotografie të Kosovës me flamurin e Serbisë mbi të.

Konjufca në një prononcim për media pas homazheve në Pastasellë të Rahovecit, tha se masakrat e kryera nga pushtuesi serb dëshmojnë më së miri sesa i përbindshëm ka qenë pushteti serb i Millosheviqit.


Ai tha se është për t’u pikëlluar sesi drejtësia ende nuk është vënë në vend, teksa bëri thirrje që kjo të ndodhë.

“Në këtë masakër shteti i Serbisë dhe forcat e saj nuk i kanë kursyer as fëmijët. Kanë vrarë edhe fëmijë. Kjo tregon se sa i përbindshëm ka qenë pushteti serb i Millosheviqit por, kjo tregon po ashtu që edhe Serbia e sodit e udhëhequr nga Aleksandr Vuçiq nuk është shkëputur prej asaj politike. Tjetër është që ata nuk i kanë forcat policore këtu në Kosovë por, me deklaratat e tyre, me qëndrimet e tyre, me flamurin e Serbisë që po e vizatojnë mbi tërë Kosovën po tregojnë që donë me vazhdu të njëjtin drejtim që e ka pasur Serbia gjithmonë dhe që është kundër popullit shqiptar dhe që ka çuar në masakrat që i kanë kryer këtu në Rahovec, në shumë fshatra, përfshirë edhe fshatin Pastasellë”, tha ai, raporton KP.

I mbijetuari i masakrës së Pastasellës së Rahovecit, Tahir Krasniqi ka rrëfyer përjetimet e asaj dite.

“Në 16 ora pasdite na kanë mbledhur aty. Aty kanë qenë 4-5 tanke afër nesh. Disa traktorë që kanë qenë aty, përnjëherë i kanë shtyp edhe ata traktorë. Ndërsa neve kanë filluara të na thonë: ‘hiqni kapuçat dhe kokën në dhe me e fut’. Na kanë rrah, na kanë thënë: ‘nxirrni gjërat nga xhepi’. Një prej tyre ka thënë: ‘ta masakrojmë një për së gjalli sepse këta nuk paskan pa masakër për së gjalli’. Atë nuk mundem me e përmend”, kujtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori