LAJMI I FUNDIT:

Sondazhi nga Pyper: 42.52% e qytetarëve të gatshëm ta marrin vaksinën anti-COVID, nëse do u ofrohej këtë javë

Sondazhi nga Pyper: 42.52% e qytetarëve të gatshëm ta marrin vaksinën anti-COVID, nëse do u ofrohej këtë javë
Vaksinimi në sallën "1 Tetori" / Foto: Ridvan Slivova

Mbi 40 për qind të respondentëve në sondazhin e Pyper kanë deklaruar se do ta merrnin vaksinën antiCOVID nëse do tu ofrohej mundësia që atë ta merrnin këtë javë.

Sipas rezultatit të këtij sondazhi, 33.63 për qind e respondentëve nuk do ta merrnin atë dhe pjesa tjetër prej 23.85 për qind janë shprehur të pasigurt se çka do të bënin.

Më 28 mars arriti kontigjenti i vaksinave anti-COVID në Kosovë e edhe ka filluar faza e parë e vaksinimit. E përkundër këtij fakti të mirë, si në vendet tjera ashtu edhe në Kosovë janë përhapur fjalë të ndryshme rreth marrjes apo mosmarrjes së vaksinës. Andaj, për ta kuptuar më mirë gjendjen në vend, kompania e hulumtimeve Pyper së fundmi ka realizuar një sondazh lidhur me këtë temë.


Fillimisht vlen të ceket se pandemia ka pasur një ndikim të madh në jetën e shumë njerëzve. Për shumë pjesëmarrës të sondazhit del se pandemia u ka ndryshuar jetën deri diku (50.82%) e për disa të tjerë shumë (35.03%). Vetëm një përqindje më e vogël (14.14%) vlerësojnë se jeta e tyre ka mbetur e njëjtë si para pandemisë ashtu edhe pas saj.

E sa i përket vaksinave të shumëpritura për ta ndaluar pandeminë, rreth 78% kanë besim në vaksinat anti-COVID ndërsa 22.04% nuk kanë aspak besim në to.

Në pyetjen ‘Nëse këtë javë do të ju ofrohej mundësia për ta marrë një vaksinë anti-COVID, a do ta merrnit atë?’ 42.52% janë përgjigjur se do ta merrnin atë, 33.63% nuk do ta merrnin atë si dhe pjesa e mbetur e respondentëve (23.85%) janë shprehur të pasigurt se çka do të bënin.

Siç duket, arsyet kryesore pas vendimit për të mos e marrë vaksinën janë:

-shqetësimet rreth efekteve anësore dhe/ose reaksioneve alergjike që mund të shkaktohen nga vaksina (55.04%)

-dëshira për të qenë më në dijeni për efikasitetin e tyre (40.54%)

-bindja se nuk kanë nevojë për vaksinë (34.89%)

-dyshimet rreth vaksinës pasi besojnë se ato u zhvilluan brenda një kohe të shkurtër (32.92%) dhe

-preferenca për të mos marrë vaksina në përgjithësi (23.59%).

Sondazhi i Pyper po ashtu është fokusuar në ndikimin që mund të kenë familjarët në mosmarrjen e vaksinës. Të pyetur se çka do të bënin sikur familjarët tuaj t’i udhëzonin të mos e marrin vaksinën anti-COVID, 34.70% kanë pohuar se do ta merrnin vaksinën prapë se prapë, 36.51% nuk do ta merrnin vaksinën dhe pjesa tjetër (28.78%) mbeten të pavendosur si do të vepronin.

Veç kësaj, rreth 29% e respondentëve kanë pohuar se në familjen e tyre është së paku një person që këshillon kundër marrjes së vaksinës. E për dallim prej këtyre, kjo gjë nuk ekziston në familjet e 71.05% të respondentëve tjerë.

Mostra sipas gjinisë:

-Femër (35.69%)

-Mashkull(64.31%)

Mostra sipas grupmoshës:

-16 – 25 vjeç(39.88%)

-26 – 35 vjeç(31.50%)

-36 – 45 vjeç(16.20%)

-46 – 65 vjeç(12.17%)

-66+ vjeç(0.25%)

Mostra sipas komunës:

-Deçan  (1.23%)

-Dragash(0.99%)

-Ferizaj (7.57%)

-Fushë Kosovë(3.62%)

-Gjakovë(5.26%)

-Gjilan   (7.40%)

-Gllogoc(2.88%)

-Hani i Elezit(0.41%)

-Istog    (2.38%)

-Kaçanik (1.23%)

-Kamenicë (0.82%)

-Klinë (1.81%)

-Kllokot (0.08%)

-Lipjan  (3.70%)

-Malishevë (3.13%)

-Mitrovicë (5.59%)

-Obiliq   (1.15%)

-Pejë     (5.59%)

-Podujevë(4.44%) /Telegrafi/

-Prishtinë (19.57%)

-Prizren                (7.48%)

-Rahovec (3.13%)

-Shtërpcë (0.08%)

-Shtime                (1.07%)

-Skenderaj (1.97%)

-Suharekë (1.73%)

-Viti (0.90%)

-Vushtrri (4.69%)

-Zubinpotok (0.08%). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori