Plot nëntë muaj nuk kam qenë në Gjermani. Në fillim të verës së vitit 2020, vendosa të shkoj në ShBA dhe të raportoj për Deutsche Welle-n për zgjedhjet. Disa nuk mund ta kuptonin pse doja të shkoja vullnetarisht në një vend ku ishte zgjedhur në mënyrë demokratike një president, i cili kishte ndërtuar pushtetin e tij politik mbi gënjeshtra dhe urrejtje.
Kriza e koronavirusit kishte shpërthyer edhe atje. E, përderisa një njeri inatçi në Shtëpinë e Bardhë mohonte rrezikun vdekjeprurës të virusit, Gjermania dukej se e kishte situatën nën kontroll të plotë. Një kancelare që vjen nga shkencat natyrore, me njohuri të shumta nga xhungla e shifrave dhe indikatorëve të infektimeve, ngjallte besimin e shumicës së popullsisë.
Për arsye vizash, vizitova dy javë vendlindjen dhe gjeta një shoqëri në prag të një krize nervore. Jo, nuk kam aspak mirëkuptim pse me kaq vonesë po fillohet vaksinimi i edukatorëve dhe mësuesve. Shkollat po hapen dhe mbyllen, e prindërit shpesh marrin një e-mail në orën 21:23 nga mësuesit e nevrikosur, ku njoftohet nëse nesër do të ketë shkollë apo jo dhe sa orë mund të jenë fëmijët e tyre në shkollë.
Ju, nuk e kuptoj fare pse familjet sillen në prag të shkatërrimit, për shkak të kujdesit kaq të vogël për familjen, ndonëse kjo është një prej prioriteteve që shkruhen gjithmonë në programet qeveritare.
Jo, nuk e kuptoj pse mjekët e familjes, të cilët gëzojnë një mirëbesim të jashtëzakonshëm tek pacientët, nuk lejohen të vaksinojnë. Edhe këtu bëhen gjëra shumë të bezdisshme me vendime të paqëndrueshme. Në momentin e kësaj krize vdekjeprurëse globale, një mësim i mirë mund të merret nga politika pragmatike amerikane.
Qëkurse presidenti i ri Joe Biden e ka shpallur luftën kundër pandemisë si një prej prioriteteve të tij kryesor, në këtë vend po zhvillohet një fushatë të cilën Gjermania vetëm mund ta ëndërrojë. Ata vaksinohen në supermarkete, e nëse dikush që është në listë nuk vjen apo nuk mund të vijë në orarin e caktuar, i telefonohet tjetrit menjëherë tjetrit në listë. Vaksinimi bëhet pa u komplikuar me dokumente të panevojshme.
Nuk e di nëse e keni dëgjuar thënien: Thuaje atë që mendon për Shtetet e Bashkuara, e unë të them se kush je. ShBA-ja për gjermanët edhe më tej janë një projeksion admirimi i verbër ose përbuzjeje e thellë. Por këto ekstreme nuk japin një pasqyrim të drejtë për shumëllojshmërinë në këtë vend.
Në këto kohëra ia vlen të hedhim një vështrim drejt ShBA-së dhe duhet të jemi të gatshëm të mësojmë nga ajo. Duhet të përveshim mëngët dhe të punojmë, t’i bëjmë gjërat. Një virtyt ky i cili u është atribuuar gjithmonë gjermanëve, por që duket se ka humbur vitet e fundit. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj