LAJMI I FUNDIT:

Kanë hequr rërën dhe janë munduar ta tërheqin, por pa sukses – anija gjigante transportuese tash e tri ditë e bllokuar në Kanalin e Suezit

Kanë hequr rërën dhe janë munduar ta tërheqin, por pa sukses – anija gjigante transportuese tash e tri ditë e bllokuar në Kanalin e Suezit

Anije gjigante transportuese me kontejnerë të shumtë “Ever Given”, në mënyrë diagonale ka ngecur në Kanalin e Suezit, derisa menaxhmenti i kanalit po mundohet ta “liroj” dhe sërish të hap trafikun detar që ka rëndësi të madhe për tregti mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Ever Given” që bartë flamurin e Panamasë transporton mallra nga Azia në Evropë, e është 400 metra e gjatë dhe rreth 60 e gjerë, transmeton Telegrafi.

Ajo ka ngecur në kanalin e ngushtë artificial që ndanë kontinentin e Afrikës me ishullin Sinajsk. Anija është në pronësi të kompanisë japoneze Shoei Kisen që ka bllokuar trafikun ujor në kanal – duke i lënë në pritje dhjetëra anije tjera në Mesdhe dhe Detin e Kuq.


Pjesa e pasme e anijes prek murin lindor të kanalit, derisa hunda ka goditur murin e pjesës perëndimore. Kjo ngjarje ka ndodhur pas 150 viteve histori të këtij kanali.

Menaxhmenti i kanalit ka vënë në punë disa anije që po tentojnë ta “lirojnë” anijen gjigante, përfshirë këtu edhe ekskavatorë që po gërmojnë mbi 20 mijë kube metër rërë.

Deri më tani ata kanë arritur të pastrojnë terrenin përreth anijes. Megjithatë edhe sot anija po vazhdon të qëndrojë në pozicionin e njëjtë. Bllokimi i saj ka shkaktuar probleme globale në tregti.

Përmes këtij kanali kalojnë rreth 10 për qind e mallrave në botë që transportohen nëpër vende të ndryshme, e rëndësi të veçantë ka për transportimin e naftës.

Mbyllja e kanalit gjithashtu do të mund të ndikonte në porositë e naftës e gazit në Evropë nga Lindja e Mesme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën

Amerika
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA

Amerika
Rusët dërgojnë

Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" ​​në betejë

Evropa
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Turqia
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Kalo në kategori