Rreth 5200 banorë, në mesin e të cilëve mbi një mijë fëmijë në Komunën e Shuto Orizarës nuk kanë mjek amë. Aktivistët nga sektori civil thonë se pavarësisht konkurseve publike, mjekët nuk shfaqin interesim për të punuar në këtë komunë, pasi siç thonë aktivistët edhe përkundër betimit të Hipokratit angazhimin në poliklinikën e Shutkës e konsiderojnë si dënim.
“Sot jemi këtu të ndajmë shpërblimin “Poliklinika më e keqe në Shkup”. Të dhënat tona zyrtare që i kemi siguruar përmes kërkesës për qasje deri tek informacionet me karakter publik, ka rreth 250 mjek të përgjithshëm që janë paraqitur si të papunësuar, në mesin e tyre vetëm një rom. Për shkak të kësaj situatë, po humb durimi tek qytetarët“, tha Fadil Xhemail, aktivist i sektorit civil.
Në kohë pandemie banorët e Shuto Orizares janë edhe më të rrezikuar, pasi nuk kanë ku të caktojnë orar për testim PCR. Përveç mungesës së mjekëve amë, në këtë poliklinikë nuk ka as gjinekolog.
“Në Shuto Orizare jetojnë prej 8 mijë deri 13 mijë gra që janë në periudhë riprodhimi. I gjithë procesi për hapjen e ordinancës gjinekologjike po zvarritet. Veçanërisht rrezikohen gratë shtatzënë”, pohoi Salija Bekirkale-Iniciativa “ Gratë nga Shuto Orizare”.
Banorët e kësaj komune thonë se institucionet nuk shqetësohen fare për shëndetin e tyre.
“Turp është kjo punë. Nuk ka as gjinekolog, as doktor. Nuk shqetësohet për ne ministria, sidomos për romët në Shutkë, nuk shqetësohen”
“Duhet të kuptohemi, këtu nuk ka aspak kushte. Kushtet janë në zero. Nuk kemi asgjë këtu..”
“Këtu ka edhe familje pak më të varfra, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë transport për të shkuar në qytet, në spital apo në institucionet tjera shëndetësore, për t’u kontrolluar apo për të bërë pasqyrën e gjakut, veçanërisht tani në periudhë pandemie”
Romët e komunës së Shuto Orizares thonë se mjekët në institucionet e tjera shëndetësore nuk i pranojnë, sepse kanë pacientët e tyre. Tre mjekë amë të kësaj poliklinike janë pensionuar, ndërsa e njëjta gjë pritet të ndodhë së shpejti edhe më dy të tjerë që për momentin kujdesen për shëndetin e romëve në Shutkë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje