LAJMI I FUNDIT:

Policia aksion në disa lokacione, arrestohen disa persona të dyshuar për krim të organizuar

Policia aksion në disa lokacione, arrestohen disa persona të dyshuar për krim të organizuar

Policia e Kosovës ka njoftuar për realizimin e një operacioni policor në disa lokacione, ndërsa ka arrestuar disa persona të dyshuar për krim të organizuar.

Policia e Kosovës lidhur me këtë do të mbajë një konferencë për media, në ora 15:30.


“Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin e një operacioni të suksesshëm policor.

Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ku do të shpalosin detaje lidhur me operacionin policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/