Ushtarët shqiptaro-amerikanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 22 vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe i kanë shkruar letër presidentit amerikan, Joseph Biden.
Në këtë letër thuhet se Kosova u është përgjithmonë falënderues presidentit Biden edhe Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen.
Në këtë letër përmenden disa procese në të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi.
Për dërgimin e kësaj letre ka njoftuar ish ushtari i UÇK-së, Uk Lushi në Facebook:
“Në 22 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s kundër Millosheviqit për të ndalur spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova, sot, në Shtëpinë e Bardhë arrin letra e ushtarëve shqiptaro-amerikanë të UÇK-së:
President Joseph R. Biden Jr.
The White House
1600 Pennsylvania Ave NW
Washington, DC 20500
24 mars 2021
I nderuar Z. President Biden,
Së pari, si shtetas amerikanë dhe ish-luftëtarë krenarë të UÇK-së, dëshirojmë t’ju urojmë zgjedhjen si Presidenti i 46-të i Amerikës.
Si sot, para 22 vitesh, më 24 mars 1999, Aleanca Veriatlantike, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, filloi fushatën ajrore kundër Jugosllavisë për të ndalur spastrimin etnik të Kosovës.
Çdokush në Ballkan ende e mban mend kur ju në vitin 1993 i thatë Millosheviqit fjalët profetike: “Mendoj që ti je një kriminel i mallkuar lufte dhe do të duhej të gjykoheshe si i tillë!” Por, pasi kishte nisur tri luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje, Millosheviqi nisi një tjetër në Kosovë më 1998.
Të frymëzuar nga trimëria e ushtarëve tonë amerikanë dhe të shtrënguar të kryejmë detyrën tonë për të parandaluar gjenocidin në Kosovë, disa dhjetëra shqiptaro-amerikanë iu bashkuam UÇK-së të luftonim krah për krah me NATO-n. Më 9 qershor 1999 Millosheviqi përfundimisht u dorëzua. Kosova ishte e lirë ndërkaq që trupat e NATO-s dhe ne marshuam në Prishtinë, kryeqytetetin e Kosovës. Shumica nga ne u kthyem në shtëpitë tona në Amerikë, me disa përjashtime, ndër to tre vëllezërit Bytyqi, të lindur në SHBA, të cilët u kapën nga xhandarmëria serbe pas lufte, u ekzekutuan menjëherë dhe u hodhën në një varr masiv në Petrovo Selo. Deri më sot askush në Serbi nuk është dënuar për këtë krim të shëmtuar kundër tre amerikanëve.
Ishin me mijëra ushtarë amerikanë dhe nga vende tjera që u bashkuan në përpjekjen e madhe për restaurimin e Kosovës pas luftës. Madje edhe civilë nga mbarë bota morën pjesë në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar. Njëri ndër ta ishte biri yt, Beau Biden.
President, ne shprehim mirënjohjen më të thellë për birin tuaj të ndjerë dhe ndihmën e tij për sistemin e drejtësisë pas luftës dhe për përgatitjen e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë organizuar nga OSBE. Si nderim për kontributin e tij, Kosova i ka dhënë emrin e Beau Biden Autorrugës nga Ferizaji në Gjilan, duke e përjetësuar emrin dhe veprën e tij.
Që nga çlirimi më 1999 Kosova ka kaluar nëpër tre filtra të drejtësisë ndërkombëtare: UNMIK-ut; Tribunalit të Hagës; dhe EULEX-it. Asnjëri nga ta nuk kanë mundur të gjejnë apo provojnë ndonjë krim serioz nga ana e Kosovës.
Megjithëkëtë, më 14 dhjetor 2010, Dick Marty, një politikan zviceran dhe punonjës i Këshillit të Europës, përpiloi një raport që pretendon se në Kosovë kishin ndodhur trajtime mizore dhe vrasje të të burgosurve me qëllim të trafikimit të paligjshëm të organeve. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta se këto pretendime ishin të rreme, z. Marty e bëri raportin e tij publik dhe, pa asnjë bazë apo provë, nën trysninë e Rusisë Këshilli i Europës e miratoi raportin.
Populli dhe udhëheqësia e Kosovës u vunë para një prove, e përbinë këtë tabletë të re të hidhur dhe treguan gatishmëri të përballen me drejtësinë edhe një herë. Kosova e ndryshoi Kushtetutën e saj dhe Kuvendi i Kosovës formalizoi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Edhe pse Dhomat e Specializuara janë gjykatë e Kosovës, u pranua që edhe ato edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të barten jashtë Kosovës, në Hagë. Asnjëri nga gjykatësit, prokurorët dhe as administratorët e gjykatës nuk janë shtetas të Kosovës. Shqiptarët etnikë nuk lejohen të punojnë për gjykatën ndërsa shtetasit e Serbisë mund ta bëjnë këtë.
Pavarësisht faktit që agresorët në Kosovë ishin Serbia dhe Jugosllavia, të cilat kryen krimet më çnjerëzore të para në Europë prej Holokaustit gjatë L2B, të pandehurit e vetëm që janë arrestuar nga Dhomat e Specializuara janë shtetas të Kosovës. Gjatë luftës së Kosovës u vranë 1024 fëmijë shqiptarë dhe 109 ende janë të pagjetur; 20, 000 gra shqiptare u dhunuan; të gjitha këto krime të bëra nga ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë, dhe megjithatë ende asnjë serb apo pjesëtar nga etnitë tjera nuk është akuzuar nga Gjykata Speciale. Kjo i bën Dhomat e Specializuara gjykatë monoetnike.
Dhomat e Specializuara janë bërë të japin verdikt për pretendimet në Raportin e Martyt, por as ato dhe as Zyra e Prokurorit Special nuk janë duke përmbushur funksionet me të cilat i ka ngarkuar Kuvendi i Kosovës.
President, ju para disa vitesh e keni quajtur Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës.” Sot Thaçi është në një qeli në Hagë bashkë me katër shqiptarë tjerë të cilët rrezikuan jetët e tyre duke luftuar tiraninë jugosllave dhe okupimin e Kosovës. Sot është e pamundshme të paramendohet që dikush do të guxonte të akuzonte apo burgoste Xhorxh Uashingtonin pse ai luftoi për lirinë dhe pavarësinë e SHBA-së.
Ne natyrisht besojmë që të gjitha krimet duhet të zbardhen dhe të gjitha viktimat, pa marrë parasysh etninë, duhet të gjejnë drejtësi. Sidoqoftë, duket se Dhomat e Specializuara nuk janë duke kërkuar drejtësi por rishkrim të historisë. Për më tepër, ka indikacione që tregojnë se disa vende të BE-së janë duke përdoruar Gjykatën Speciale për të minuar interesat e Kosovës dhe SHBA-së.
Në mënyrë që të zvogëlohet ky dëm dhe që të sigurohet pavarësia e gjykatës ne kërkojmë vëmendjen tuaj për të ndaluar ndërhyrjet politike dhe për të zhvendosur Dhomat e Specializuara nga Haga në Kosovë. Kosova është vend sovran dhe do të duhej të administrojë drejtësinë dhe sistemin e gjyqësisë vetë.
Dr. Martin Luter King Jr. thotë shumë mirë: “Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo.” Askush nuk ka demonstruar më fuqishëm punën për drejtësi më shumë se ju vetë, z. President. Ne jemi duke ju drejtuar t’ ju lusim që ju dhe SHBA-ja të angazhoheni edhe një herë për drejtësi në Kosovë dhe Ballkan.
Kosova është një storje suksesi ku shumica shqiptare trajton minoritetet, veçanërisht serbët, më mirë se çdo shtet në Europë. Kosova ende ballafaqohet me sfida por ballëlartë ajo po marshon drejt një të ardhme më të mirë. Kosova u është përgjithmonë falënderues edhe ju edhe Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen.
President, ju faleminderit paraprakisht ndërkaq që vendosim zemrat dhe shpresat tona në ju. Zoti u bekoftë ju dhe Amerikën.
Sinqerisht,
Shoqata Atlantiku”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova